Një grup studiuesish ka përfunduar me sukses testimin e një vaksine të personalizuar kundër kancerit duke përdorur të njëjtën teknologji mRNA si disa vaksina Covid-19.
Vaksina eksperimentale, e bërë nga kompanitë farmaceutike Moderna dhe MSD, funksionon duke mësuar sistemin imunitar të kërkojë dhe shkatërrojë qelizat e kancerit. Mjekët shpresojnë se zbulimi do të çojë në mënyra të reja për të luftuar shumë lloje të kancerit.
None found
Kompani të tjera farmaceutike planifikojnë të kryejnë kërkime të ngjashme, por ky është testi i parë i një vaksine të tillë tek pacientët.
Rezultatet e testimit treguan se vaksina reduktoi shanset e vdekjes së pacientëve me një formë të avancuar të kancerit dhe rikthimin e kancerit pas shërimit me 44 për qind.
Testimi u krye në 157 pacientë dhe ende nuk është vlerësuar nga ekspertë të pavarur dhe organe rregullatore. Vaksina është e shtrenjtë për t’u prodhuar sepse prodhohet posaçërisht për çdo pacient, por kompanitë nuk kanë treguar se sa do të kushtojë.
Burimi: BBC
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…