Të lëpish gishtat, si të përgatisni çomlekun e shijshëm si të gjyshes

Më posht gjeni recetën e çomlekut të shijshëm i cili të bën të dorëzohesh para shijes. Zonja Vjollca e përgatiti kështu:

Çomlek me mish dhe qepë

Përbërësit:

500 gr mish viçi

2 qepë mesatare

1 kg qepë të vogla

1-2 kokë hudhra

2 gjethe dafinë

1 gotë verë

1 filxhan çaji pure domate

piper kokërr

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

2 lugë gjelle uthull

Përgatitja:

Pastrojmë qepët dhe i shpëlajmë ato. Vendosim vajin në tenxhere të ngrohtë dhe skuqim mishin deri sa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë 2 qepë mesatare të grira në kubikë të vegjël, i kaurdisim së bashku me mishin deri sa qepa të fillojë të tretet pak. Paralel në një tigan tjetër kemi vendosur pak vaj dhe kaurdisim qepët e vogla deri sa ato të zverdhen pak. Më pas i shtojmë në tenxhere ku kemi mishin me qepën. Shtojmë disa thelpinj hudhër të qëruara dhe i hudhër e pastrojmë nga cipa, e presim nga maja dhe e vendosim në tenxhere të plotë. E shuajmë me verë dhe e lëmë zbuluar të ziejë për 2-3 minuta dhe shtojmë gjethe dafine. Hollojmë salcën me pak ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Shtojmë kripë, piper të zi, disa kokrra piper të zi, 1 gotë ujë dhe mbulojmë tenxheren me kapak. Ulim temperaturën në temperaturë mesatare dhe e lëmë të ziejë deri sa qepa të ziejë plotësisht. Sapo të bashkojen të gjithë përbërësit, gjella mund të vendoset dhe në një tavë dhe e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190º për 2 orë.