Ëmbëlsirat janë shumë të dashura dhe duket sikur i duam edhe më shumë kur ia kemi ndaluar vetes. Edhe pse nuk bën keq një copë e vogël ndonjëherë, e vërteta është që përqindja e lartë e sheqerit, karbohidrateve dhe yndyrnave nuk janë përbërësit e duhur kur kërkon të humbasësh peshë. Nëse je dhe ti pjesë e këtij grupi të madh, por që nuk i harron dot ëmbëlsirat, ja disa receta që do të kënaqin dëshirën pa të shëndoshur. E dimë që pret tortë me çokollatë, por mos i elimino si zgjidhje pa i provuar, janë të ëmbla dhe të shijshme.
Mango dhe kivi me lëng të freskët lime-i
Kivi dhe mango marrin një freski agrumesh në këtë sallatë frutash. Të duhet një kivi i pjekur, por i fortë, gjysmë filxhani mango i pjekur, por i fortë, i prerë në kube dhe gjysmë luge çaji lëng lime-i.
Rrush i ngrirë
Ëmbëlsira e përkryer e verës, këto kokrra rrushi të ngrira janë shumë të shëndetshme. Sigurisht je e lirë të ngrish edhe mjedra, thela pjeshke, kuba shalqiri.
Hurma arabe të mbushura me bajame
Zgjidh hurma Arabie të buta që ta kesh më të lehtë t’i mbushësh me bajame. Sipër pak lëng portokalli.
Mango i pjekur
Pjekja shfaq ëmbëlsinë e frutit. Pak lëng lime-i e ekuilibron. Provo këtë teknikë dhe me ananas.
Banane me kakao dhe arrë kokos
Bananet e pjekura me kakao dhe arrë kokosi janë një ëmbëlsirë e shijshme për të gjithë familjen. Duhen 4 lugë çaji pluhur kakao, 4 lugë çaji pluhur i pjekur kokosi, i paëmbëlsuar dhe dy banana të prera diagonalisht.
Qershi me Ricotta dhe bajame të pjekura
Qershitë me ricotta dhe bajame të pjekura formojnë një ëmbëlsirë me shije të pasur, por dietike. Treçerek filxhani qershi pa bërthamë 2 lugë gjelle ricotta pjesërisht e skremuar 1 lugë gjelle bajame të pjekura.
Granita me mollë dhe pjepër
Kjo granita përdor pjepër të ëmbël, të pjekur për shije, lëng molle në vend të sheqerit dhe pak lëng lime-i për të shtuar aromat. Frutat e kuqe ngjajnë shumë bukur përsipër, ose nëse gjen fiq të freskët, shto ato. Për një pamje më drithëruese, përgatite me një pjepër në ngjyrë portokalli të varietetit Charentais ose honeydew portokalli. 4 filxhanë pjepër i pjekur 1 filxhan lëng molle çerek filxhani lëng lime i freskët 1 filxhan boronica të freskëta 1 filxhan mjedra të kuqe.