STUDIMI/ Mosha ideale për të pasur fëmijën e parë

Dëshironi ta dini se kur duhet të lindni fëmijën e parë ja kush është mosha ideale e nënës dhe babait për të pasur një bebe.

Një studim i ri nga Kolegji i Obstetërve dhe Gjinekologëve në Shtetet Bashkuara  të Amerikës ka nxjerrë moshën mesatare ideale për të pasur fëmijën e parë. Sipas këtij studimi  mosha ideale pët të pasur fëmijë është ajo  23-vjeç. Sipas tyre mosha ideale dhe e sigurtë për të lindur fëmijë është 20 – 35 vjeç. Megjithatë gratë e moshës 35 vjeç janë 6 herë më pak të predispozuara për të mbetur shtatzënë se ato 20 vjeç, shkuan gazeta Shëndeti.

Studimi:

Sipas statistikave të nxjerra nga studimi u vërejt se vetëm 5% e grave poshtë 25 vjeç kishin pasur vështirësi për të mbetur shtatzënë, ndërsa pas moshës 35 vjeç vështirësitë rriteshin në 30%. Interesant është fakti se edhe mosha e burrave ndikonte në fertilitet. Sipas mjekëve fertiliteti mashkullor binte pas moshës 25 vjeçare dhe në të 40-at fertiliteti mashkullor reduktohej ndjeshëm. Sipas studimi mosha ideale për të pasur shtatzaninë e parë ishte 23 – 25 vjeç për femrat dhe 25 – 30 vjeç për meshkujt.