Dyshohej prej kohësh, sidomos mes femrave, por tashmë vjen edhe konfirmimi shkencor. Truri i femrës duket tre vjet më i ri se ai i mashkullit.
Kështu koha që kalon nuk iu jep mundësi të njëjta meshkujve dhe femrave, të paktën metabiolikisht. Është kjo ajo që ka zbuluar një studim amerikan i Washington University School of Medicine në St. Louis, SHBA, i publikuar në revistën shkencore ‘Pnas’.
Drejtuesi i studimit Manu Goyal bashkë me kolegët e tij nënshtruan 121 femra dhe 84 meshkuj me moshë nga 20 deri në 82 vjeç ekzamimimeve të ndryshme, lidhur me inteligjencën.
Studiuesit monitoruan mënyrën se si truri di gjte “benzinën” e tij, thënë ndryshe sheqerin. Duke shfrytëzuar një algoritëm të posaçëm, studiuesit zbuluan se mosha e trurit të femrës ishte 3.2 vite më e re në raport me të mashkullit.