Gjumi i pasdites ndihmon në parandalimin e demencës, tregon një studim i ri.
Një sy gjumë gjatë ditës mund ta ngadalësojë ritmin me të cilin truri juaj tkurret, duke e mbajtur atë më të madh dhe më të shëndetshëm në moshën e mesme dhe të vjetër.
Të lidhura
None found
Shkencëtarët në University College London përdorën të dhëna nga 378.932 britanikë të moshës nga 40 deri në 69 vjeç. Skanimet treguan se truri i dremitësve dukej 2.6 deri në 6.5 vjet më i ri.
“Për disa njerëz, dremitjet e shkurtra gjatë ditës mund të jenë një pjesë e enigmës që ndihmon në mbajtjen e trurit të shëndetshëm ndërsa plakemi. Shpresoj se ky studim mund të ndihmojë në zvogëlimin e stigmës që ekziston ende rreth dremitjes gjatë ditës”, është shprehur autorja kryesore e studimit, Dr Victoria Garfield.
Studiuesit sugjerojnë se një sy gjumë deri në 30 minuta në orët e para të pasdites është më i miri. Ata thanë se mund ta mbrojë trurin nga përkeqësimi i shkaktuar nga mungesa e gjumit të mjaftueshëm gjatë natës.
