Një studim i fundit nga Qendra Kërkimore Pew ka zbuluar se shumë përdorues të TikTok priren të jenë spektatorë dhe jo krijues të përmbajtjes.
Sondazhi, i cili përfshiu 2,745 përdorues të rritur të TikTok, tregoi se gati gjysma (48%) nuk kanë postuar kurrë një video në platformë dhe shumica e përdoruesve nuk e kanë përditësuar as “bio-n” e profilit të tyre.
Ky fenomen nuk është unik për TikTok, pasi është i zakonshëm në platformat e mediave sociale
Historikisht, “rregulli 1%” i mediave sociale ka faktuar se 1% e përdoruesve krijojnë përmbajtje, 10% ndërveprojnë me të dhe 89% e mbetur nuk e përdorin.
Samuel Bestvater, autori kryesor i studimit, shprehu për TechCrunch habinë e tij për nivelin e lartë të mospostimit në TikTok në krahasim me rrjetet e tjera sociale.
Për kontekstin, një studim i Pew i vitit 2021 zbuloi se rreth 50% e përdoruesve të rritur amerikanë të Twitter-it postonin pesë herë ose më pak në Twitter çdo muaj.
Megjithatë, një përqindje e ngjashme e përdoruesve të TikTok nuk postojnë fare.