lifestyle

Simptomat e para të reumatizmës, nutricionistja Albana Daka tregon kush gjini është më e rrezikuar

Nutricionistja Albana Daka ka folur për sëmundjet reumatizmale, duke shpjeguar fillimisht se çfarë janë ato, si shfaqen dhe çfarë duhet të bëjmë për t’i parandaluar.

Ajo ka theksuar se kryesisht këto sëmundje janë karakteristik e seksit femër, pasi shfaqen me një përqindje më të madhe.

Të lidhura

None found

Daka këshilloi që të gjithë ata që vuajnë nga këto sëmundje të bëjnë kujdes me regjimin ushqimor.

“Kanë disa natyra ato që quhen sëmundje reumatizmali që njerëzit në gjuhën popullore i thonë më shumë sëmundja e kockave apo e kyçeve. Në fakt është një grup shumë i madh sëmundjesh reumatizmale, zënë gati 15% të popullsisë. Fatkeqësisht, shumicën e herëve mbeten të padiagnostifikuara, personat e marrin të mirëqënë që kam dhimbje kyçesh. Kam dhimbje kockash, po ja po marr një vitaminë në farmaci. Pra, nuk shkojnë në kohën e duhur te mjeku specifik.

Kryesisht sëmundjet reumatizmale janë karakteristik në seksin femër, masa më e madhe, përqindja më e madhe.

Te artroza që infekton pjesën e kërcit, kryesisht vijnë femrat mbi 40 vjeç, kryesisht mbi peshë, në obezitet, të cilat si rrjedhojë e një peshe të madhe, artikulacionet kryesisht të gjunjve, të cilat mbajnë edhe peshën kryesore të trupit fillojnë edhe të shtypet artikulacioni dhe fillojnë ato që ne i themi artroza, të cilat kanë kryesisht një dhimbje sidomos në ndejtjen në këmbë. Pra, gjatë qendrimit në këmbë, apo le të themi në aktivitet, apo punë të tilla si personi që duhet të mbajë pesha, të cilat shtojnë dhimbjen e artikulacioneve. Por që mjeku i thotë që zgjidhja kryesore është rënia në peshë, sepse sado që të marrin qetësues për dhimbjen, sado që të marrin mjekime, në qoftë se artikulacionet vazhdojnë të ekspozohen nga një peshë e madhe e trupit, patjetër që problemi i artrozës do vazhdojë”./albeu.com/

të fundit

Parashikimet astrologjike për 22 nëntor 2026

Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…

11 minutes ago

New details from the suspicious death of the 38-year-old on the Skopje ring road – what was found on his body?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

51 minutes ago

How much the price of electricity is expected to rise from January 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

51 minutes ago

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 38-vjeçarit në unazën e Shkupit – çfarë u konstatua në trupin e tij?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

1 hour ago

Sa pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike nga janari 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

1 hour ago

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

8 hours ago