lifestyle

Gratë që vuajnë nga kjo sëmundje nuk duhet t’i fusin në gojë frutat e detit, sipas mjekes Albana Daka

Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për personat, të cilët vuajnë nga anemia. Ajo ka shpjeguar llojet e anemisë dhe problemet që shfaqen te personat e ndryshëm.

“Ka disa lloje anemish. Anemi me mungesë të vitaminës B12 dhe acidit folik. Ka anemi të lindura apo ato që ne i themi anemi hemoglobinopati, të cilat nuk trajtohen me hekur. Ka anemi si rezultat i degjenerimit të shpejtë të qelizave të gjakut dhe kryesisht janë ato anemi që quhen hemolitike. Ka anemi si rezultat i sëmundjes së mëlçisë dhe veshkave. Pra, ka disa lloje anemish, por anemia më rutinë dhe më komune, por edhe më e thjeshtë për t’u trajtuar është anemia me mungesë të hekurit. Përqindja më e madhe e njerëzve janë femrat me cikël menstrual të shtuar. Femrat që kanë cikël të zgjatur menstrual dhe me sasi të shtuar fillojnë të bëjnë ulje të hekurit. Personat që kanë probleme me stomakun dhe me zorrët, personat që kanë ulcer mund të bëjnë hemoragji.

Të lidhura

None found

Një chek up rutinë që ne zbulojmë aneminë janë padyshim ato që ne quajmë parametrat e gjakut, ku ne shikojmë nivelin e homoglobinës, e cila duhet të jetë 14 dhe më e lartë te meshkujt dhe 14 ose mbi 12 te femrat”, u shpreh Daka.

Më tej, ajo u ndal edhe te ushqimet që duhet të konsumojnë personat anemikë, në bazë të subjektit të trupit të tyre.

“Salmoni është mbajtësi më i mirë i hekurit, së bashku me tonin dhe sardelet, por duke u shoqëruar hekuri dhe yndyrnat e pangopura që kanë efekte pozitive në organizëm. Përveç salmonit, janë padyshim edhe frutat e detit, por gjithmonë ne shikojmë edhe problemet e tjera. Për shembull një grua mund të jetë anemike, por mund të ketë yndyrna të larta. Në këtë rast ne nuk i përdorim frutat e detit.

Gjithmonë regjimi kombinohet në bazë të subjektit që kemi, sepse mund të jetë një fëmijë, një grua shtatzënë, apo një person anemik i kombinuar me një patolologji ankologjike. Do trajtuar subjekti në varësi të personit që kemi përpara”, tha ajo.

të fundit

Parashikimet astrologjike për 22 nëntor 2026

Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…

11 minutes ago

New details from the suspicious death of the 38-year-old on the Skopje ring road – what was found on his body?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

51 minutes ago

How much the price of electricity is expected to rise from January 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

51 minutes ago

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 38-vjeçarit në unazën e Shkupit – çfarë u konstatua në trupin e tij?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

1 hour ago

Sa pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike nga janari 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

1 hour ago

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

8 hours ago