Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur këtë të hënë për fëmijët me diabet. Ajo ka treguar se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që fëmijët të ushqehen sa më mirë, sepse nëse ata sot janë mbipeshë, nesër mund të jenë diabetik.
Sipas Dakës, të vegjëlit duhet të bëjnë “chek up” e tyre, për të kontrolluar shëndetin sa nuk është vonë.
None found
“Sot në ‘chek up’ e fëmijëve kemi futur edhe testin e insulinës. Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili fillon të veprojë dhe hidhet në gjak kur ne ham karbohidrate. Pra, për ta çuar në normë nivelin e sheqerit pas një vakti, prodhohet insulin dhe kjo insulin shkon nëpër qeliza fut karbohidratin dhe niveli i sheqeri është në normë.
Sa më shumë fëmijë mbipeshë të kemi sot, aq më shumë fëmijë diabetik do kemi nesër. Sepse ne e dimë që diabeti kap veshkat dhe mund të shkojë dhe fatale për organizmin, sepse veshka del nga funksioni. Kemi ato që quhen këmba diabetike, fillojnë ato plagët diabetike që mund të shkojnë deri në prerje të gjymtyrëve. Kemi verbimin nga diabeti, për shkak të asaj që ne i themi retinopati diabetike. Pra, diabeti është një sëmundje, e cila punon në fshehtësi dhe mund të na jap kompllikacione deri në kërcënuese për jetën për organizmin. Prandaj ne sot trajtojmë me të madhe regjimet ushqimore për të eliminuar mbipeshën dhe obizitetin që në fëmijëri. Nuk është klishe të themi që kemi fëmijë të shëndetshëm, të kemi fëmijë me peshë normale”, tha ndër të tjera mjekja.
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…