lifestyle

Nutricionistja Albana Daka: Simptomat që ju tregojnë se keni mungesë të kësaj Vitamine të rëndësishme

Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për vitaminën D. Ajo ka shpjeguar pse është kaq e rëndësishme për trupin e njeriut. Daka ka treguar edhe rrisqet që krijon mungesa e vitaminës D për sëmundje të ndryshme.

“Vitamina D është e rëndësishme sepse merr pjesë në mirëmbajtjen e disa sistemeve. Derisa disa dekada më parë, vitamina D njihej thjesht si vitamina kryesore për të patur kocka të forta. Pikërisht njihej vetëm për këtë, thuhej që fëmijët që nuk merrnin që nga lindja sasinë e duhur fillonin shenjat e rakitizmit, që vinte dekada më parë nga kequshqyerja e nënës në zonat rurale me anë ekonomike thellësisht të ulët.

Të lidhura

None found

Vitamina D është elementi kryesor që merr pjesë në metabolizmin e kalciumit që është nga elementët kryesor të kockës dhe të fosforit.

Thuhet që një person me nivele optimale të vitaminës D ka rrisqe më pak për t’u sëmurur nga sëmundjet kardiovaskulare, nga hipertensioni, diabeti, rritja e niveleve të yndyrës. Pra, vitamina D merr pjesë në mirëmbajtjen e shëndetit të organeve dhe të sistemeve në organizëm. Ne nga ana tjetër dimë se rreth 80-85% e vitaminës D e marrim në formën ndërmjet diellit dhe rreth 10-20% vjen nga regjimi ushqimor”, u shpreh ajo.

Më tej, mjekja zbuloi se si mund ta kuptoj një person se ka mungesë të vitaminës D në trupin e tij.

“Shenjat janë pak komplekse, pasi ngatërrohen gjithmonë edhe me praninë e anemisë apo me problematika të tjera të organizmit. Fillimisht një person i tillë ka lodhje të muskujve, ka dhimbje të kyçeve dhe të kockave të gjata, i themi ne, pra të gjymtyrëve të gjatë, të parakrahut, të kërcirit. Ka lodhje kronike, ka një përqendrim jo shumë të mirë mendor. Pra, të gjitha këto janë disa nga shenjat që na tregojnë se kemi vitamin D të ulët, por mund të jenë në rastin edhe të pranisë së anemisë. Por për të dyja rastet është i pranishëm ‘check up’ vjetor për të kuptuar se në ç’nivele e kemi vitaminën D. një herë në vit është mëse i mjaftueshëm, është i rëndësishëm ai i vjeshtës, për ti paraprirë dimrit se ulet sasia e diellit”, tha Daka.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

31 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

33 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

34 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

40 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

41 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

42 minutes ago