Si t’i thjeshtoni jetën vetes me sistemimin e garderobës (FOTO LAJM)

Ju kanë mërzitur shumë palë pantallona, fund te panevojshme dhe pafund bluza në garderobën tuaj. Shumë rroba, por asnjë kombinim i duhur.

Prandaj duhet të bëni një sistemi thelbësorë dhe të jeni bazik, por të saktë që çdo mëngjes ta keni më të lehtë zgjedhjen dhe për më tepër të mos bëheni vonë.

Veshjet thelbësore për garderobën tuaj:

Një xhaketë sportive që ka një teksturë, ngjyrë, model ose prerje të pazakontë
Një pulovër minimaliste e thurur që mund ta vishni për shumë raste
Një pallto klasike për motin me erë dhe të freskët
Një xhaketë xhins që mund ta vishni me një palë xhinse, një fustan veror ose gjithçka që mund të mendoni
Një kostum elegant me fund i cdo ngjyre dhe teksture që ju pëlqen
Një xhaketë lëkure e çdo ngjyre dhe prerjeje, në varësi të personalitetit tuaj dhe preferencave të modës
Një këmishë apo bluzë mëndafshi që mund ta vishni me një xhaketë sportive
Bluza universale me jakë U në ngjyra të bardha dhe të zeza


Shtuar 27.12.2021 13:26