Pranvera erdhi bashkë me virozat e stinës që duket se kanë zënë të gjithë njerëzit rreth nesh, në mos edhe neve. Dhe një nga simptomat më të bezdisshme të gripit është padyshim hunda e bllokuar.
Sipas ‘Prevention’ ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë të zhbllokoni hundët pa përdorur mjekime specifike.
Truku i parë është përkulja e kokës mbrapa, mbajtja e hundëve dhe e frymës, kështu:
Mbaje frymën sa më shumë të mundesh dhe kur të nisësh të marrësh frymë prapë, sinuset do të jenë pastruar.
Siç duket kjo funksionon, sepse truri juaj shkon në mbijetesë kur kupton që nuk po merrni mjaftueshëm oksigjen dhe pastron sinuset.
Opsioni i dytë është pak më i ndërlikuar, por sërish bëhet lehtësisht edhe nga zyra.
Vendosni fort gjuhën në tavanin e gojës. Pasi të keni bërë këtë, bjerini vazhdimisht me dy gishta zonës mes vetullave dhe hundës.
Përsëriteni të njëjtën sekuencë sërish dhe sërish për rreth 20 sekonda.
Urojmë vërtet që nëse asnjë medikament nuk ju ka zgjidhur punë deri tani, të paktën këto metoda të funksionojnë dhe ta bëni gjumin rehat në mbrëmje.