Si të shpëtoni me stil nga ai tipi që ju shkruan kudo

Ju mund të keni folur disa herë. Ti i dhe mundësinë për ta njohur, por ndjen që nuk jeni në të njëjtën linjë. Nga ana tjetër ai duket kokë e këmbë i fokusuar dhe dita-ditës i pëlqen më shumë. Eshtë momenti t’i thuash në një mënyrë a një tjetër se nuk je e interesuar, por duhet ta bësh këtë pa e lënduar. Si?

I dashuri imagjinar

Nëse dikush të besdis aq shumë, mënyra më e thjeshtë për ta larguar është të krijosh një të dashur imagjinar. Përmendja atij “të dashurin” gjithë kohës dhe le të shpresojmë se do lodhet shpejt. Ose ose, për t’u ndjerë pak më mirë me veten, thuaji se sapo je ndarë (nga i dashuri imagjinar) dhe nuk është momenti i duhur për lidhje.

E dashura (jo) perfekte

Ai mbase mendon se ti je vajza e ëndrrave të tij, por përpiqu t’i dëshmosh të kundërtën.

Injoro, fshij, blloko

Këto pa dyshim që janë mënyrat më efektive për të shpëtuar nga dikush e sidomos tani në përiudhën e teknologjisë. Fshije, bllokoje, injoroje në çdo rrjet social të mundshëm.

Thuaji që të pëlqejnë vajzat

Ku është problemi këtu? Të pëlqejnë vajzat dhe pikë, edhe mua më pëlqejnë vajzat!

Bëj çdo skenë të mundshme

Në fakt kjo nuk është shumë e këshillueshme nëse ke një reputacion zonjushe për të ruajtur. Ama disa gjëra janë më të rëndësishme se reputacioni, si për shembull; Të heqësh qafe këtë tipin!

 … dhe nëse përsëri nuk heq dorë, bjeri shkurt

“ E di si është puna, po më shndërrohesh në makth. Të lutem, për të mirën e të dyve më lër të qetë.”


Shtuar 27.12.2021 14:55