Si të përdorni lëkurën e bananes për rininë e përjetshme të fytyrës

Rrudhat dhe aknet kanë vetinë të shëmtojnë paraqitjen e jashtme të lëkurës dhe të shkundin vetëbesimin e njeriut.

Sigurisht që problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale.

I tillë është rasti i lëkurës së bananes.

Si Të Përdorni Lëkurën e Bananes Kundër Problemeve me Lëkurën

Merrni një pjesë të lëkurës së bananes që keni ngrënë dhe lyejeni zonën problematike të lëkurës deri sa pjesa e brendshme e saj të marrë ngjyrën kafe.

Përtharja e lëkurës së bananes nënkupton që lëkura juaj ka përthithur vitaminat dhe mineralet që gjenden tek ky frut.

Lëkurën e bananes duhet ta mbani në lëkurë për 30 minuta, ndaj në aplikimin e kësaj kure duhet të qëndroni shtrirë.

Pas gjysëm ore, lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Ju mund të zgjidhni ta bëni kurën në mbrëmje dhe ta lani fytyrën në mëngjes.

Kurën mund ta bëni edhe tre herë në ditë.

Aknet nuk zhduken dot brenda ditës, këtë mund tua premtojë dikush që ka një shkop magjik.

Por përdorimi disa ditor i lëkurës së bananes do të bëjë një ndryshim të madh në lëkurën tuaj dhe në eliminimin e akneve.

Vlerat e Lëkurës së Bananes

Kjo kurë konsiderohet si shumë e mirë kundër akneve sepse lëkura e bananes është shumë e pasur me antioksidantë.

Këtu përfshihet edhe luteina e cila mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

Lëkura e bananes është gjithashtu e pasur me acide yndyrore të cilat shfrytëzohen nga industria farmaceutike për solucionet kundër ekzemës dhe psoriazës.

Ndër të tjera, lëkura e bananes është ideale kundër rrudhave të para të moshës.

Ajo ka aftësinë të tonifikojë lëkurën dhe ta ushqejë atë me kalium dhe shumë antioksidantë.

Më e mira për përdorim është lëkura e bananes së pjekur plotësisht.


Shtuar 17.12.2024 21:19

Tags: ,