Teksa temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, shumë familje po provojnë mënyra të ndryshme për të ulur nxehtësinë në dhomat e gjumit, në përpjekje që të mund të pushojnë gjatë valës së të nxehtit.
Të shqetësuar për ditët që priten, disa prindër u janë drejtuar rrjeteve sociale për të marrë sugjerime se si të mbajnë shtëpitë më të freskëta, me theks të veçantë te dhomat e fëmijëve, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Të lidhura
None found
Në Reddit, një prind është shprehur: “Pa kondicioner, thjesht nuk arrijmë ta freskojmë katin e sipërm pavarësisht çdo gjëje që provojmë. Temperatura mbetet në fund të të njëzetave”.
Ai pranoi se, pasi nuk po gjenin zgjidhje, kishin filluar të mendonin edhe rezervimin e një hoteli me kondicioner si alternativë të fundit.
Por sipas Kryqit të Kuq britanik, para se të merret një hap i tillë, mund të provohet një mënyrë jo fort e zakonshme, e cila lidhet me veshjen gjatë gjumit.
Në këshillën e tyre thuhet: “Ftohja e këmbëve ndihmon në uljen e temperaturës së përgjithshme të trupit. Vendosni një palë çorape në frigorifer gjatë ditës dhe vishini para se të shkoni në shtrat”, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, organizata sugjeron edhe një dush të vakët ose të ftohtë para gjumit, sepse kjo ndihmon në uljen e temperaturës së trupit dhe e bën më të lehtë rënien në gjumë./Klankosova.tv
