Të gjithë kemi atë shoqen/un që nuk bën kurrë një foto të keqe. Nuk ka sy të mbyllur, buzëqeshje të tendosura, apo një mjekër të madhe.
Thjesht dhe pastër, në këndin e duhur, dinë gjithmonë të bëjnë fotot e duhura në mënyrën më të bukur të mundshme.
Por, nëse nuk keni këtë mikun/en tuaj për ta realizuar këtë, si veprohet? Fatmirësisht ka mjaft burime sot që e bëjnë më të lehtë mundësinë e shkrepjes ideale.
Ja ku janë disa këshilla të dobishme për të gjithë ju që doni të dukeni më bukur në fotot tuaja!
Këshilla për buzëqeshjen ideale
-Në një foto ku ka buzëqeshje, mbajeni gjuhën brenda gojës.
-Mendoni gjëra të bukura për t’u frymëzuar për një buzëqeshje të vërtetë. Vetëm sigurohuni që fotografia të bëhet brenda dhjetë sekondave, sepse sa më gjatë të jetë e detyruar një buzëqeshje, aq më e sajuar duket.
-Kur buzëqeshni, sigurohuni që e gjithë fytyra juaj të buzëqeshë.
-Të thuash “cheese” në kamerë është në fakt një ide e tmerrshme sepse prodhon një buzëqeshje të panatyrshme, të tendosur.
Këshilla për këndin e të pozuarit
-Qëndroni në majë të gishtave për të zgjatur trupin.
-Vendosni peshën në këmbët e pasme, jo në pjesën e përparme.
-Mbajeni mjekrën jashtë, por jo lart.
-Kthejeni pak fytyrën drejt kamerës.
-Pas çdo fotoje, zhvendoseni trupin dhe fytyrën pak në një pozicion tjetër.
-Shikoni drejtpërdrejt mbi kamera.
-Mendoni nëse keni nuanca më të ngrohta apo më të ftohta dhe vishni ngjyra që plotësojnë tonin e lëkurës tuaj.
-Drita e mirë natyrale që nuk është shumë e fortë ose e drejtpërdrejtë është më e mira.