Si nis nëntori për secilin prej jush? Astrologia e njohur: Emocione të forta këtë javë, financat marrin tatëpjetën për këtë shenjë

Dashi

Dita e mërkurë do jetë më ë rëndësishmja e kësaj jave, mbajeni mend. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë periudha të tilla. Ju beqarët do jeni te fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar. Pas një periudhe jo te mirë dhe pa shumë energji, këtë jave do ndiheni më të qetë dhe plot energji. Çlodhuni sa të mundni dhe merruni me ndonjë sport. Në punë do jeni më shumë sesa duhet ambiciozë. Kujdes sepse po u penguat nuk do arrini dot atje ku dëshironi.

Demi

Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe të duruar kjo javë do jetë shumë e vështirë. Për ju çiftet do jetë periudhë pak e zymtë. Mund të thuhet se do jetë një “lufte e ftohte” dhe ju do vuani. Lëreni pas krenarinë dhe bëjeni ju hapin e parë për të rregulluar gjërat. Për ju beqarët pritet të filloje një lidhje e fortë dhe e këndshme. Dielli do ju bëjë të keni shumë etje për të bërë shpenzime dhe për të fituar para. Kujdes me hapat që do hidhni. Për sa i përket shëndetit do keni disa probleme me gjumin. Merrni masat e duhura, por mos e teproni me medikamentet. Pini një gotë qumësht te ngrohte para se te shtriheni për të fjetur. Kujdes, në punë disa kolegë ziliqarë do kërkojnë t’iu zënë vendin.

Binjakët

Mundohuni të hiqni dorë nga zakonet e këqija nëse doni të ndiheni më të qetë këtë javë. Për ata që janë në një lidhje do jetë periudhë e bukur. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe në fundjavë do mendoni për t’u arratisur gjëkundi. Nëse jeni ende beqarë, duhet të pranoni të dilni nëpër takime dhe të njiheni me sa më shume persona. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta gjeni të duhurin. Buxhetin do e keni kujdes dhe për fat të mirë gjendja do mbetet shumë e mirë. Përfitoni për të bërë ndonjë investim. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.

Gaforrja

Më në fund yjet do ju sjellin qetësi dhe harmoni në jetën tuaj. Periudhë e veçantë ka për të qenë kjo për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të pare dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jete e kënaqshme. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do ndieni dhimbje. Edhe lodhja do sjellë pasojat e veta. Në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.

Luani

Mundohuni të vini në praktikë ato që keni mësuar kohët e fundit dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Pas shumë zënkash në çift do jeni disi më të qetë. Do e kuptoni që edhe ju keni pasur gabimet tuaja, nuk ka qenë vetëm faji i partnerit. Për ju beqarët do ketë ndryshime drastike kështu që duhet të përgatiteni shpirtërisht. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni as vështirësinë më të vogël. Për disa madje mund të ketë edhe përmirësime. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të vetën. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.

Virgjëresha

Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash madje edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.

Peshorja

Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.

Akrepi

Do keni ide shumë të mira gjatë kësaj jave dhe po patët dëshirë mund të bëni gjëra vërtet të mëdha. Në përgjithësi do jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pike dhe do filloni më të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Ne punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Shigjetari

Edhe pse do ju dalin pengesa dhe mund të rrëzoheni, këtë javë duhet të dini të ringriheni. Askush nuk i ka gjërat e thjeshta në jetë, por lum ata që nuk dorëzohen. Ju të dashuruarit do jeni të logjikshëm dhe nuk do bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Bricjapi

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Ujori

Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë pas datës 16 Hëna do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht. Do kaloni edhe më shumë kohë më partnerin ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do mbylleni shpesh në vetvete dhe as që do ju shkojë ndërmend krijimi i një lidhjeje. Fatmirësisht që miqtë dhe familjaret do i keni pranë. Financat duhet t’i menaxhoni me diplomaci dhe kujdes në mënyrë që të mos keni probleme. Shëndeti fatmirësisht do jetë më i mirë se disa kohë më parë dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Në punë do dini si të ecni në rrugën e duhur dhe pak nga pak do arrini qëllimin final. Do jeni krenare për veten dhe do merrni shpërblime.

Peshqit

Hëna do sjelle forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni më realiste ju që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni edhe disa probleme që keni pasur. Ju beqarët do fiksoheni pas një personi që e ka tashme një lidhje dhe do mundoheni ta ndani atë pa u menduar gjatë. Kujdes sepse do i hapni telashe vetes. Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Do jeni në forme të shkëlqyer në çdo moment. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer. Do filloni projekte të reja nga të cilat do merrni përfitime të shumta. Do kuptoni edhe disa gjëra të reja që nuk i dinit për veten.