Edhe pse ende me temperatura, jemi zyrtarisht në verë dhe muaji qershor vjen plot me lajme për shenjat e Horoskopit. Por si fillim astrologu Hysgen Dauti zbulon shenjën më me fat të këtij muaji dhe atë më me pak fat.
Ai ka treguar se shenja më me fat për muajin qershor është Gaforrja, pasi do të ketë sukses në shumë drejtime. Ndërsa ajo më me pak fat është Akrepi, pasi nuk do të jetë shumë i favorizuar.
“Shenja më me fat e muajit qershor është Gaforrja, për arsye se kanë ndodhur disa pozicionime shumë të mira nëpërmjet pozicionimeve të mira të Demit ka përfituar dhe Gaforrja. Mirëpo, duke qene se vjen dhe sezoni i Gaforres është një energji shumë më e mirë, mundësi e mirë teknologjike, mundësi e mirë punësh online, dmth është një periudhë promovimimi.
Shenja më me pak me fat për këtë muaj është Akrepi. Nuk është periudha e tyre, le të themi. Është një periudhë shumë e mirë për disa aspekte, por jo ajo e energjisë më të lartë të Akrepit”, tha astrologu.