Categories: lifestyleshëndetësi

Trajtimi ideal që do t’ju shpëtojë njëherë e mirë nga papastëritë e fytyrës

Shpëtoni një herë e mirë nga papastërtitë në fytyrën tuaj. Ja trajtimi ideal

Kujdesi për fytyrën është kthyer në një sfidë të vërtetë, pasi papastërtitë gjenden kudo. Nuk ka shumë rëndësi nëse keni fytyrë të yndyrshme, të thatë apo mikse, problemet me lëkurën mund të jenë gjithnjë prezente.

Të lidhura

None found

Për të shpëtuar nga to, me siguri ju ofrohen me mijëra mënyra çdo ditë, por jo të gjitha prej tyre janë efikase. Do të shpëtoni një herë e mirë nga papastëritë, aknet apo probleme të tjera, ndaj mblidhni përbërësit dhe aplikojeni menjëherë në fytyrë.

Përbërësit

1 luge gjelle kos

1 lugë gjelle mjaltë

1 luge gjelle turmerik (erëz, pluhur i verdhë)

1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja
Zgjidhni një enë të thellë dhe shtoni brenda të gjithë përbërësit, duke përzier mirë. Në mënyrë që të formohet një pastë e njëtrajtshme dhe pa kokrriza.

Aplikojeni atë në fytyrë të pastër e deri në fund të qafës dhe lëreni të thahet për 15-20 minuta. Më pas sipas dëshirës me anë të një pambuku shpëlajeni fytyrën me qumësht duke hequr kështu edhe maskën e krijuar. Mbajeni qumështin në fytyrë edhe për 5 minuta të tjera e më pas lani fytyrën me ujë të bollshëm si zakonisht. Këtë hap mund edhe ta evitoni duke e shpërlarë fytyrën direkt me ujë, pasi maska të jetë tharë në fytyrë.

Kur duhet ta aplikoni

Këtë trajtim bëjeni të paktën dy herë në javë ose disa herë në muaj. Do të vini re zbardhje të lëkurës, largim të akneve në zonën e fytyrës dhe qafës gjithashtu edhe balancim të yndyrës së tepërt. Përbërësi më i rëndësishëm në këtë trajtim është padyshim turmeriku.

Kjo erzë që vjen nga shafrani i Indisë është një pluhur i verdhë i pasur me shumë antioksidantë. Kështu që përveçse largojnë toksinat dhe papastëritë ju ndihmojnë edhe në rininë e përhershme fytyrës.

Kjo erëz do të stimulojë promovimin e kolagjenit, elastinës të cilët janë element kyç në mbajtjen e një lëkurë të re e të shëndetëshme.

Tags: fytyremask

të fundit

Kurti asks Ukraine to recognize Kosovo: There is no similarity with Russia’s annexation of Crimea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës.…

1 second ago

Polish Embassy in North Macedonia donates medical equipment for Koçani Hospital operating room worth 47 thousand euros

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, me rastin e donacionit nga programi „Polish Aid“,…

45 seconds ago

Gjilani e përforcon sulmin, zyrtarizon Ade Oguns me kontratë deri më 2028

Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase deri në verën…

7 minutes ago

Aleksovski: I lumtur për fitoren, u hapa sa më shumë për pritjen – e vështirë të zëvendësosh Janacek

Igor AleksovskiNëse Mazari shënoi golin e fitores, në portë Aleksovski bëri gjithçka duhej që Elbasani të dilte me tre pikët…

12 minutes ago

Dinamo me vetëm një fitore në 7 ndeshje, zëvendëstrajneri Renaldo Kalari: E pabesueshme që shpërdorojmë kaq shumë raste!

Renaldo Kalari Dinamo po çalon në rezultatet e fundit [...]Read More...

23 minutes ago

Ronaldo arrin golin e 986-të në karrierë, por gabon nga penalltia vetëm katër minuta më pas

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ndjekjen e objektivit historik prej 1.000 golash në karrierën profesionale, duke realizuar golin e 986-të, por…

25 minutes ago