Këto ditë po kaloni kohë në shtëpi më shumë se kurrë, prandaj pse mos ta shfrytëzoni këtë kohë për t’u kujdesur për veten tuaj? Çfarë mund të jetë më mirë se maskat e fytyrës që mund t’i realizoni në kushte shtëpie?
Përbërësit që ju ndodhen në kuzhinë do t’ju vijnë në ndihmë.
None found
Zgjidhni maskën që ju përshtatet.
Maskë me kivi dhe avokado
Përbërësit:
– 1 kivi
– 1 avokado
– 1 lugë gjelle mjaltë
Qëroni kivin dhe avokadon, grijini dhe përziejini bashkë me mjaltin. Masën në formë paste vendoseni në fytyrë dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe mos harroni të vendosni kremin tuaj hidratues. Këshillohet të përdoret një herë në javë dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet lëkurave.
Maskë me banane
Përbërësit:
– ½ banane
– ½ lugë gjelle mjaltë
– 1 lugë lëng limoni
Shtypni bananen dhe shtojini mjaltin dhe lëngun e limonit. Përziejini mirë dhe aplikojini në lëkurë të pastër. Lëreni maskën të veprojë për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kjo maskë është e përshtatshme për çdolloj lëkure, por sidomos për ato të yndyrshme dhe ato që kanë tendencë aknesh.
Maskë me limon dhe të bardhë veze
Përbërësit:
-1 e bardhë veze
-Disa pika limoni
Ndani të bardhën e vezës nga e verdha dhe (të bardhën) rriheni mirë. Shtojini disa pika limoni dhe përziejeni mirë masën. Lëreni 10-15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Shmangni zonën e syve dhe të buzëve.
Maskë me limon dhe mjaltë
Përbërësit:
-1 lugë çaji mjaltë
-Disa pika limoni
Kjo është maska më e thjeshtë që mund të ekzistojë. Merrni një lugë çaji mjaltë dhe shtojini disa pika limoni. Maskën mund ta mbani në fytyrë 20-25 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Mos harroni që pasi keni larë fytyrën duhet të vendosni gjithmonë hidratues.
“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një qytetare tjetër theksoi se protesta…
Ditën e sotme, studentët që po protestojnë kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, kanë artikuluar thirrje edhe në drejtim të…
Të premten, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në cilësinë e të…
Protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie. Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë…
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen…
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, i…