Rikthimi në punë apo shkollë në shtator risjell edhe një proces që thuajse e kishim harruar, rënien e flokëve. Kjo e fundit shtë e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Flokët bien sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja). Këtë proces e përshpejtojnë edhe më shumë faktorë të tjerë, si lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj Më poshtë do të gjeni dy maska shumë të mira dhe mbi të gjitha natyrale që parandalojnë rënien e flokëve, ushqejnë skalpin dhe forcojnë rrënjët e flokëve.
Maskë me të verdhë veze dhe banane
None found
Përbërësit: 1 banane e pjekur shumë mirë dhe 1 e verdhë veze. Përziejini më kujdes përbërësit deri sa të bashkohen shumë mirë dhe të formohet një masë homogjene. Aplikojeni në rrënjë dhe lëreni për 30-40 minuta. Lajini flokët me ujë të vakët.
Maskë me të verdhë veze dhe qepë
Përbërësit :1 e verdhë veze, 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 2 lugë gjelle lëng qepe. Përziejini të gjithë përbërësit së bashku. Aplikojeni maskën në rrënjë dhe lëreni për 15 minuta. Më pas e aplikoni në pjesën tjetër të flokut dhe mbajeni për 30 minuta Në fund i lani flokët si zakonisht.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka arritur të rikthejë në formën e tyre më të mirë katër futbollistë që…
Studentët vijojnë protestën në Tiranë. Pas Ekonomikut, të rinjtë kanë nisur marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë, në kuadër të bojkotit…
Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, sot ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, ndërsa shtoi…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e…
Barcelona ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Lucas Bergvall, pasi talenti suedez po has vështirësi për të siguruar minuta…