Dinamo po përjeton një periudhë të vështirë rezultatesh në kampionat. Humbja 1-0 ndaj Elbasanit në “Elbasan Arena” e thellon krizën e kryeqytetasve, të cilët kanë regjistruar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit. Pas përfundimit të takimit, zëvendëstrajneri Renaldo Kalari dha deklaratën e tij për mediat.
I pyetur për luhatjet e skuadrës gjatë ndeshjeve, Kalari u shpreh i habitur që Dinamo nuk mori asnjë pikë, duke pasur parasysh atë që prodhoi në fushë. Ai theksoi se pjesa e parë duhej të mbyllej me tre gola dhe se skuadrës i mungonte një lojtar natyral për të zëvendësuar Klevi Qefalijan.
None found
Lidhur me rastet e shpërdoruara, zëvendëstrajneri tregoi se kishin pasur një rast para golit të Elbasanit dhe dy-tre raste të tjera që mund t’i kishin ndëshkuar kundërshtarët. “Është disa ndeshje që ne shpërdorojmë kaq shumë raste”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk di si t’i japë emër kësaj situate, pasi stafi dhe trajneri kanë për detyrë ta çojnë ekipin deri në 20 metrat e fundit.
Për pjesën e dytë, Kalari vuri në dukje se manovra ishte e njëjtë, por skuadra ishte me vonesë në linjën e parë të ndërtimit. Ai shtoi se duhej të bënin edhe anë të fortë të markimit, duke përmendur se numri 17 i kundërshtarëve ndërronte krahun e lojës. Megjithatë, theksoi se duhet të dish të marrësh dhe të përshtatësh lojtarët.
Ai shpjegoi se Dinamo ishte me dy mesfushorë qendre, Qefalijan dhe Manellarin, dhe kjo ishte arsyeja që kundërshtari i zbriti disa herë në presing defensiv.
Kalari u shpreh se nuk arrinte ta besonte që skuadra shpërdoronte kaq shumë raste. Ai përmendi edhe rastin e portierit, duke thënë se ekzekutimi i Berishës me kokë dhe të tjera raste do t’i quante penallti në lëvizje. “Punohet pa fund, por aty pastaj dorëzohemi te rezultati”, u shpreh ai.
Për zëvendësimet dhe dëmtimet, ai tha se dëmtimet diheshin dhe u detyruan të përshtateshin. Sipas tij, ndërrimet bëhen për të freskuar ekipin, por kontributi duhet të jetë akoma më i madh për të mbajtur ritmin, gjë që nuk ndodhi në pjesën e dytë.
Cristiano Ronaldo ka vazhduar ndjekjen e objektivit historik prej 1.000 golash në karrierën profesionale, duke realizuar golin e 986-të, por…
Pas më shumë se dy vjetësh pa kompani të angazhuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova i…
SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, me rastin e donacionit nga programi „Polish Aid“,…
Hektor IdrizajElbasani siguroi një fitore minimale përballë Dinamos, duke iu falur golit të Mazarit në të 85-tën minutë për tre…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës.…