Sipas ekspertëve: Cili është djathi më i shëndetshëm dhe cilët djathëra duhet të shmangni

I pasur me proteina, kalcium, vitamina dhe aminoacide thelbësore, djathi është po ashtu një ushqim i dendur me kalori dhe mund të jetë i lartë në yndyrna dhe natrium.

Proteina e gjetur në djathë është një alternativë e mirë për ata që nuk e preferojnë mishin, sepse është një ushqim me origjinë shtazore dhe përmban të gjitha aminoacidet thelbësore që i nevojiten trupit.

Cili lloj djathi është më i shëndetshëm? Përgjigja varet nga trupi juaj dhe nevojat e tij ushqyese, por këtu janë disa këshilla nga ekspertët.

Fitoren e mban Ricotta (një lloj dajthi i ngjashëm me gjizën pa kripë)

Emri i djathit përkthehet në “i gatuar përsëri” dhe Castro Mortillaro, dietologe, shpjegoi se rikota autentike prodhohet duke trajtuar hirrën që mbetet pasi qumështi (si qumështi i deleve) mpikset për të prodhuar djathë.

Ricotta ka një përqendrim të lartë të proteinës së hirrës, e cila absorbohet lehtësisht nga trupi.

Proteina e hirrës është një nga format më të absorbueshme të proteinave dhe përmban një gamë shumë të gjerë të aminoacideve.

Castro Mortillaro beson se djathrat më të fortë si Parmigiano, pecorino ose gouda janë gjithashtu ndër opsionet më të shëndetshme, kur konsumohen në moderim.
Për shkak se ato përmbajnë më pak ujë dhe janë më të koncentruar, “djathërat e fortë kanë më shumë kalcium dhe ndoshta do të ngopeni me sasi më të vogla, kështu që prireni mos e teproni,” tha ajo.

Djathi më i mirë për menaxhimin e peshës (ricotta)

Nëse jeni duke u kujdesur për peshën, emri i lojës është proteina. Ju mban të ngopur më gjatë dhe ju ndihmon të ndërtoni muskuj.
Djathërat që janë të pasur me proteina dhe më pak yndyrë janë opsione të shkëlqyera për njerëzit që kërkojnë të menaxhojnë peshën e tyre.

Djathërat që duhen shmangur

Nëse është e mundur, hiqni dorë nga gjërat që janë shumë të përpunuara. Djathi amerikan, madje edhe djathi krem, ofrojnë proteina minimale dhe një përmbajtje shumë më të lartë yndyre dhe natriumi.


Shtuar 9.11.2021 13:06