Si të kuptosh që rimeli ka skaduar? Disa këshilla higjiene ndaj produkteve kozmetike

Të hedhësh një produkt të skaduar mund të duket si humbje, por më mirë të jesh e sigurt se çfarë përdor sesa thjesht të të vijë keq. Një studim nga Drench në Britani ka zbuluar se gratë shpenzojnë një mesatare prej 346.50 paund në vit duke zëvendësuar produktet që mbarojnë apo ato të skaduarat.

Sado të jenë shpenzimet tuaja, ka disa gjëra që duhen patur parasysh.

Së pari, edhe nëse të pëlqen shumë një produkt si një rimel apo një krem pudër, të dyja kanë një afat dhe duhet të hidhen kur kalon një kohë e gjatë. Nuk është ide e mirë t’i mbash.

Datat e skadimit janë vendosur për një arsye shumë të fortë, sepse përbërja dhe përdorimi i produktit mbi atë datë mund të shkaktojë infeksione të rënda.

Produktet e lëngëta dhe kremrat strehojnë bakteret, veçanërisht nëse janë në një tip kavanozi dhe përdorni gishtat për të marrë një pjesë të produktit.

Artistja e kozmetikës dhe blogerja Joyce Connor paralajmëron se produktet e makeup që përdoren për një kohë të gjatë mund të shkatërrojnë edhe lëkurën. Në rastin e rimelit mund të të shkaktojë infeksion të syve. Mos harroni të lani duart para se të merrni me gishta një sasi kremi, e mira është që të ketë spatulën e saj.

Nëse nuk të kujtohet se kur ka skaduar produkti, disa e kanë të dukshme. Për shembull, nëse rimeli nuk lëshon më atë tingullin si në fillim kur e ke blerë, do të thotë se duhet hedhur dhe jo për ta lënë të konsumohet deri në fund. Aroma gjithashtu tregon shumë. Në përgjithësi një rimel duhet të zgjasë tre muaj dhe jo më shumë.

Tek produktet e lëngshme gjithashtu fillon të ndryshojë aroma, dhe përbërja vajore fillon të ndahet nga masa tjetër, për shembull e kremit.

Për të mos u harruar janë edhe furçat dhe sfungjeri që përhap kremin pudër. Sfungjeri i makijazhit duhet larë sa herë ta përdorni dhe të ndërrohet një herë në dy muaj me një të ri.

Mesi i sfungjerit mund të grumbullojë baktere nëse nuk pastrohet plotësisht dhe rregullisht. Furçat që përhapin rouge-n dhe tonet duhet të lahen çdo javë dhe të lihen të thahen brenda natës. Furçat me cilësi të mirë mund të zgjasin me vite nëse pastrohen rregullisht dhe lihen të thahen larg nxehtësisë.

Kur furça fillon të lëshojë fijet, do të thotë se është koha për një të ri. Për t’i larë ato mund të përdorni dhe një shampo të thjeshtë, nëse janë sintetike. Por mund të përdoren edhe solucione anti-bakteriale.

Shtuar 10.05.2021 11:58