Njollat e shkaktuara nga dielli janë gjithmonë problematike për lëkurën e fytyrës, por sidomos për periudhën e pranverës. Dielli i marsit është shqetësim i vazhdueshëm për ne, sepse gjatë këtij muaji krijohen njollat, nëse fytyra nuk është e mbrojtur.
Marsi është muaji tipik gjatë të cilit dielli bie në pozicione të ndryshme, ndaj nëse nuk mbrohesh, njollat janë të sigurta.
Janë disa këshilla që mund t’i kesh dëgjuar shumë herë, por e mira është t’i kesh parasysh gjatë këtij sezoni, sepse ndikojnë shumë në elasticitetin e lëkurës dhe mbajtjen e saj gjithmonë të re.
30 minuta para daljes jashtë përdor kremin kundër diellit
Asnjëherë mos dil nga shtëpia pa syze (rrudhat shtohen shumë në pjesën e syve, nëse të duhet të deformosh fytyrën për shkak të diellit)
Mbaj kapele dhe materiale të tjera mbrojtëse
Shmang diellin e mesditës
Përdor sa më shumë maska natyrale
Pi shumë ujë
Ha shumë fruta dhe perime