Shenjat që tregojnë se keni mungesë zinku në trup

Zinku gjendet në të gjitha qelizat bimore dhe shtazore. Është metali i dytë në trup që duhet të jetë me bollëk, pas hekurit. Zinku është metali që ruan shëndetin e lëkurës, flokëve dhe sistemit imunitar.

Ai forcon sistemin imunitar dhe ka aftësinë për të luftuar infeksionet dhe për të shëruar plagët.

Pavarësisht rëndësisë së madhe që ka për trupin, janë të shumtë ata që tregojnë mangësi. Në të njëjtën kohë, mungesa e zinkut nuk është aq e lehtë për tu zbuluar menjëherë.

Albeu.com do t’ju tregojë më poshtë se cilat janë shenjat më të zakonshme që tregojnë mungesën e këtij metali thelbësor.

1. Diarre

Mungesa e zinkut do të godasë automatikisht sistemin tonë imunitar, duke na bërë më të prekshëm ndaj mikroorganizmave që mund të shkaktojnë diarre.

2. Probleme në shërimin e plagëve

Plagët do të shërohen ngadalë, dhe kjo është gjithashtu pasojë e mosfunksionimit të sistemit imunitar për shkak të mungesës së metaleve,raporton albeu.com.

3. Probleme me shikimin

Vizioni ynë zvogëlohet me kalimin e moshës, por mungesa e zinkut mund ta përshpejtojë këtë përkeqësim dhe mund të kemi probleme me shikimin më herët.

4. Testosteroni i ulët

Një nga funksionet kryesore të zinkut në trup është të ndihmojë në prodhimin e hormoneve të tilla si testosteroni. Kur ka mungesë, nivelet e testosteronit në trup bien, ashtu si edhe sasia e spermës së sekretuar, raporton albeu.com.

5. Reduktimi i ndjenjës së shijes dhe erës

Kjo është një simptomë që kryesisht godet të moshuarit, por nëse mungesa është e theksuar mund të ndodhë në çdo moshë.

6. Skuqje rreth gojës, hundës dhe anusit

Kjo ndodh sepse zinku gjithashtu kontribuon në funksionimin e duhur të mukozave tona. Prandaj, skuqjet mund të shfaqen rreth këtyre tri zonave./albeu.com

 

 


Shtuar 26.09.2021 22:59