Përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga ullinjtë

Ullinjtë janë një frut klasik i dietës mesdhetare dhe vaji vjen prej tyre. Ka lloje të ndryshme, por secila ka një vlerë të madhe ushqyese që na ndihmon të ngopemi, por në të njëjtën kohë është e mirë për shëndetin tonë.

Vitaminat (A dhe E) dhe antioksidantët që gjenden në ullinj ofrojnë përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut. Ullinjtë gjithashtu përmbajnë 80% ujë, proteina, karbohidrate, fibra, yndyrë, hekur, kalcium, bakër dhe të ngopura dhe të pangopura.

Për sa i përket kalorive, 10 ullinj përmbajnë rreth 60 kalori.

Përfitimet që marrim nga konsumi i ullinjve:

– Zvogëlojnë shanset për zhvillimin e osteoporozës.

-Promovojnë shëndetin e zemrës.

-Zvogëlojnë shanset për zhvillimin e disa formave të kancerit siç është kanceri i gjirit.

-Kontribuojnë në shëndetin e trurit dhe mbrojtjen kundër shfaqjes së mundshme të sëmundjeve të tilla si demenca dhe Alzheimer.

-Lufton diabetin dhe shfaqjen e tij të mundshme.

-Forcojnë kockat.

-Mbrojnë shikimin./albeu.com


Shtuar 4.10.2021 22:58