OBSH paralajmëron se Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa ishte parashikuar

Të paktën 131 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ku përhapja mund të jetë më e shpejtë nga sa u vlerësua në fillim. Këtë paralajmërim e dha një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Anne Ancia tha për BBC-në se hetimet e mëtejshme të agjencisë po tregojnë gjithnjë e më qartë se rastet kanë mbërritur edhe në zona të tjera, raportoi Klankosova.tv.

Të lidhura

None found

Sipas zyrtarëve, që nga e marta në RD të Kongos janë regjistruar mbi 513 raste të dyshuara. Në Ugandën fqinje, ndërkaq, ka vdekur një person.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili javën e kaluar e cilësoi shpërthimin si emergjencë ndërkombëtare, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar për shkallën dhe shpejtësinë e epidemisë”.

Një shqetësim tjetër është mundësia që virusi të ketë qarkulluar për disa javë përpara se të identifikohej për herë të parë, më 24 prill.

Për llojin e virusit Ebola që po shkakton shtimin e fundit të rasteve nuk ka vaksinë. OBSH-ja po shqyrton nëse barna të tjera mund të sigurojnë mbrojtje.


Shtuar më 25.10.2026 10:43