Categories: shëndetësi

Gjashtë dietat më të përshtatshme për burrat, sipas objektivave shëndetësore

Nuk ekziston një regjim ushqimor që mund të konsiderohet zgjidhja ideale për të gjithë burrat, vlerësojnë ekspertët e ushqyerjes.

Të lidhura

None found

Zgjedhja duhet të lidhet me synimin individual, si shtimi i masës muskulore, rënia në peshë, përmirësimi i gjumit ose mbështetja e shëndetit të zemrës.

Specialistët këshillojnë që vëmendja të përqendrohet te krijimi i zakoneve të qëndrueshme, në vend të planeve të shkurtra dhe tepër kufizuese ushqimore, shkruan Men’s Health, transmeton Klankosova.tv.

Nutricionistja Leslie Bonci thotë se përpara çdo ndryshimi në ushqyerje duhet të jetë e qartë arsyeja që qëndron pas tij. “Ne duhet të shpjegojmë ‘pse-në’ para se dikush të jetë i gatshëm ta provojë. Plus, dieta duhet të jetë e shijshme dhe e qëndrueshme në planin afatgjatë”, shprehet ajo, shkruan Index.hr.

Një regjim i shëndetshëm, sipas nutricionistes Dezi Abeyta, nuk mund të ndahet në mënyrë absolute në dieta “të mira” dhe “të këqija”. Mënyra e të ushqyerit ndikohet nga ajo që është e disponueshme, mundësitë ekonomike, njohuritë dhe kultura e secilit person.

Një plan cilësor ushqimor duhet të përfshijë larmi produktesh, sasi të mjaftueshme proteinash, si dhe fruta, perime, drithëra të plota, bishtajore e yndyrna të shëndetshme. Po aq thelbësore është që ky model të mund të ndiqet për një kohë të gjatë.

Dieta fleksitariane është një prej alternativave që Abeyta e konsideron të dobishme. Ajo mbështetet kryesisht te ushqimet me bazë bimore, ndërsa mishi konsumohet vetëm herë pas here. Ky model siguron fibra, vitamina dhe minerale, si dhe lidhet me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Për burrat që synojnë rritjen e muskujve dhe rikuperim më të mirë pas aktivitetit fizik, rekomandohet ushqyerja sportive, e cila përfshin shumë proteina, karbohidrate cilësore në sasi të mjaftueshme dhe yndyrna të shëndetshme.

“Kjo qasje funksionon sepse bazohet jo vetëm në ushqyerje, por edhe në gjumë cilësor, menaxhim të stresit dhe stërvitje të rregullt forcuese”, thotë Abeyta.

Ndërkohë, Leslie Bonci e rendit dietën mesdhetare ndër zgjedhjet më të mira për shëndetin në përgjithësi. Në përbërje të saj gjenden perimet, bishtajoret, peshku, vaji i ullirit dhe drithërat e plota. Për shkak të nivelit të lartë të fibrave, kjo dietë ndihmon në ruajtjen e ndjesisë së ngopjes për një kohë të gjatë.

“Proteina nuk është fokusi i çdo vakti, por vaktet janë të ngopura dhe të ekuilibruara”, thotë ai.

Agjërimi me ndërprerje nuk përcakton llojin e ushqimeve që duhet të konsumohen, por vendos një orar se kur duhet të hahet. Ushqimi merret brenda një intervali të caktuar gjatë ditës.

Sipas Boncit, kjo mënyrë mund t’u përshtatet veçanërisht personave që kanë prirje të hanë shumë në mbrëmje, pasi mund të ulë marrjen e kalorive pa krijuar ndjesinë e urisë gjatë gjithë ditës.

Dieta volumetrike u drejtohet atyre që duan të dobësohen duke shmangur urinë. Ajo përfshin ushqime me përmbajtje të lartë uji dhe më pak kalori, ndër të cilat supat, gjellët, sallatat, frutat dhe perimet.

Për shkak se zënë më shumë hapësirë në stomak, këto vakte mund të krijojnë ngopje dhe ta ruajnë atë për më gjatë.

Bonci vëren se i njëjti parim mund të përdoret edhe te smoothiet. Vëllimi i tyre mund të shtohet përmes akullit, perimeve ose frutave të ngrira, pa një rritje të ndjeshme të numrit të kalorive.

të fundit

Barcelona la t’i ikte mundësia për Joao Pedron, braziliani ishte gati të kalonte në ‘Camp Nou’

Barcelona ka humbur një mundësi të artë për të transferuar sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro.Sipas Diario Sport, sulmuesi brazilian kishte…

11 minutes ago

MF-North Macedonia: The issuance of government securities is carried out in accordance with the Budget and the published calendar

Ministria e Financave në RMV njofton se emetimi i letrave shtetërore me vlerë, të cilat që sot janë të kuotuara…

15 minutes ago

Flames engulf olive grove near the 400 kV substation in Elbasan

Zjarr i madh pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk pati rrezik për objektin energjetik Një zjarr me përmasa të mëdha…

16 minutes ago

Armed Robbery at a Jewelry Store in Paskuqan/ Police Reveal Details: Perpetrators Threatened Employees, Took Jewelry and Fled Toward…

Policia ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në një argjendari në Paskuqan, në bashkinë Kamëz.…

16 minutes ago

Mediat ruse dalin në mbrojtje të Mirlind Dakut: Ja pse Spartaku i Moskës beson te sulmuesi shqiptar

Mirlind DakuSpartaku i Moskës pritet të zyrtarizojë së shpejti transferimin e Mirlind Dakut, pas vendimit për aktivizimin e klauzolës që…

17 minutes ago

American Chamber of Commerce report raises the alarm: Thousands of Albanians die prematurely because of low investment in healthcare

Shpenzimet e ulëta publike për shëndetësinë në Shqipëri nuk ndikojnë vetëm te cilësia e shërbimit, por edhe te jetëgjatësia e…

17 minutes ago