Categories: sport

Mediat ruse dalin në mbrojtje të Mirlind Dakut: Ja pse Spartaku i Moskës beson te sulmuesi shqiptar

Spartaku i Moskës është pranë zyrtarizimit të transferimit të Mirlind Dakut, pasi klubi ka vendosur të aktivizojë klauzolën prej 11 milionë eurosh në favor të Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar i ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me skuadrën e re.

Të lidhura

None found

Kalimi i tij te klubi kryeqytetas rus është shoqëruar me debate që në nisje. Grupi i tifozëve “Veriu i Çmendur” e kundërshtoi publikisht afrimin e futbollistit, duke përdorur edhe shprehje ekstreme si: “Jashtë, fundërrina shqiptare. Nuk pranojmë futbollistë shqiptarë në ekipin tonë”.

Pavarësisht reagimeve të tifozëve, drejtuesit e Spartakut nuk kanë ndërmend të ndryshojnë plan. Me Dakun në repartin ofensiv, ata synojnë të gjejnë futbollistin që mund t’u garantojë gola gjatë sezonit të ri. Dy golat e realizuar në dy javët e para të kampionatit shihet si dëshmi e zgjedhjes së tyre.

Një shkrim i publikuar nga media ruse i kushton vëmendje të veçantë këtij transferimi dhe përpiqet të shpjegojë përse 27-vjeçari mund të jetë elementi që i nevojitet ekipit.

Artikulli ndalet te rruga e vështirë e jetës dhe karrierës së Dakut, duke theksuar se përvojat e tij e kanë formuar si një person me karakter të fortë. Sipas medias ruse, personaliteti i sulmuesit është shumë më kompleks nga sa mund të krijohet përshtypja gjatë një ndeshjeje në stadium.

“Mirlindi është rritur në rrugë. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Lufta, vështirësitë ekonomike dhe sfidat e përditshme e kanë formuar karakterin e tij. Kur ishte vetëm 9 vjeç, përjetoi vrasjen e një të afërmi dhe, për një periudhë, rrezikoi të përfshihej në një mjedis të gabuar, ku droga, alkooli dhe krimi ishin pjesë e realitetit.

Edhe rrugëtimi i tij në futboll nuk ishte i lehtë. Te Osijek nuk arriti të gjente hapësira për të luajtur, ndaj u huazua te Mura, ku shpërtheu duke shënuar mbi 20 gola. Pikërisht aty tërhoqi vëmendjen e trajnerit të Rubin Kazanit, Rashid Rahimov, i cili udhëtoi për ta parë nga afër.

Pas takimit me Dakun, ai u kthye i bindur për potencialin e sulmuesit. Më vonë, Rahimov do të shprehej me një figurë: “Edhe po ta fusje në një kafaz me kafshë, ai do të bëhej njëri prej tyre”, duke iu referuar karakterit të fortë dhe aftësisë së Dakut për t’u përshtatur në çdo situatë.

Vështirësitë nuk u zhdukën pas transferimit te Rubin Kazan. Daku u shndërrua në një nga sulmuesit më të mirë të skuadrës dhe siguroi një vend në Kombëtaren shqiptare për Europianin e vitit 2024. Gjatë turneut, ai u përfshi në një incident që shkaktoi polemika për shkak të thirrjeve të bëra pas ndeshjes, të cilat vazhdojnë të kujtohen edhe sot.

Megjithatë, njerëzit që e njohin nga afër japin një tablo tjetër. Mbrojtësi serb Uros Vujacic ishte një nga shokët e tij më të afërt te Rubin Kazani. Pas kthimit nga Europiani, Daku u kërkoi falje atij dhe futbollistëve të tjerë serbë të ekipit, të cilët e pranuan kërkimfaljen. Në Kazan, shqiptari shihej si një prej liderëve të grupit dhe si një figurë që ndihmonte në ruajtjen e unitetit të skuadrës.

Edhe pse për një pjesë të opinionit publik mbetet një personazh i debatueshëm, autori i shkrimit mendon se pikërisht ky temperament mund ta bëjë të vlefshëm për trajnerin Juan Carlos Carcedo.

Sipas analizës, Spartaku ka futbollistë cilësorë, të disiplinuar dhe të përkushtuar, por i mungon një lojtar me personalitet sfidues. Bëhet fjalë për një futbollist që nuk stepet në përballje dhe që është në gjendje të ndryshojë ritmin emocional të një ndeshjeje.

Mirlind Daku përshkruhet si profili i tillë. Ai lufton për çdo top, nuk i shmang kontaktet fizike, di të provokojë kundërshtarin kur situata e kërkon dhe luan me instinktin e futbollit të rrugës. Sipas medias ruse, pikërisht mënyra e tij e lojës, e ndikuar nga origjina dhe përvojat e jetës, e bën Dakun një futbollist të veçantë.

të fundit

Arsyeja e pazakontë pse Fabregas po e zëvendëson Baturinën herët në çdo ndeshje

Como po vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti Parmën 2-1 në…

1 hour ago

Elseid Hysaj refuzon edhe ofertën e Ascolit, pas “JO”-së ndaj 500 mijë eurove të Egnatias! Mbrojtësi pret një mundësi të re

Elseid HysajElseid Hysaj vijon të jetë pa ekip që prej largimit nga Lazio në muajin korrik [...]Read More...

1 hour ago

Horoskopi 15 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni…

1 hour ago

KLA veterans arrive in The Hague: We will remain outdoors until September 16

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi…

1 hour ago

Protesters march toward the Supreme Court a day before ruling on Veliaj

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku qëndruan për…

1 hour ago

The “Kayo” scandal, Hoxhaj: The state paid 30 million euros for vehicles welded in a warehouse

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit…

1 hour ago