Ecje e shpejtë apo vrapim? Zbuloni cila është më e mirë për shëndetin tuaj

Të dy ecja e shpejtë dhe vrapimi ofrojnë përfitime shëndetësore, por e para, sipas hulumtimit, zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës edhe më shumë sesa e dyta.

Vrapimi është i mirë për zemrën pasi rrit durimin dhe ju mban në formë, por e vërteta është që këto rezultate vijnë saktësisht në të njëjtën mënyrë dhe me ecje të shpejtë, sigurisht në më shumë kohë.

Në të njëjtën kohë, ecja dinamike është një mënyrë më e sigurt e ushtrimeve aerobike sesa vrapimi, pasi nuk lëndon lehtë dhe natyrisht është më e këndshme sesa vrapimi.

Dhe më themelorja? Nuk ju jep shumë uri.

Vrapimi në mënyrë të konsiderueshme hap oreksin sepse djeg rezerva të mëdha energjie dhe prandaj atë që keni djegur mund t’I drejtoheni frigoriferit për të ngrënë. Përkundrazi, kur ecën do të keni më pak uri

Një përfitim tjetër i vërtetuar shkencërisht është se ecja e shpejtë vonon fillimin e osteoporozës, ndihmon në luftimin e lodhjes dhe stresit, pasi nuk ju lodh dhe zvogëlon stresin, kolesterolin dhe gjasat e shfaqjes së diabetit./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 15:50