A eshte lengu i selinose mrekulliberes?
Cdo muaj dhe nga nje ushqim te ri degjojme, me veti magjike. Pa dyshim, edhe selinoja eshte nje perime me plot vlera ushqyese, por sa qendrojne pretendimet se “te pish nje leng ne dite do te ulesh tensionin”?
Pas hulumtimit tim ne librarine mjeksore online (PubMed), nuk gjeta asnje kerkim shkencor qe te kete provuar lengun e selinose ne njerez me hipertension, dhe te kete rezultuar ne reduktim te presionit te gjakut. Te vetmet studime qe ekzistojne, jane ato qe kane perdorur ekstrakte nga farat e selinose, dhe kujdes: NE MINJ! Pra, keto efekte nuk jane ende te vertetuara ne njerez, dhe nese dikush do deshironte ti provonte, do duhet te dije se duke konsumuar leng selinoje, nuk merr lendet e farave te saj.
Ku e bazojne partizanet e lengut te selinose, pretendimin e tyre?
Selinoja permban Kalium dhe Magnez, dhe si shume perime dhe fruta te tjera qe permbajne keto elemente, ndikon pozitivisht ne rregullimin e elasticitetit te mureve te eneve te gjakut. Por studimet nuk jane te mjaftueshme sa te keshillojme te konsumoni nje leng selinoje cdo dite. Per te arritur kete efekt, fare mire mund te merrni nje larmi fruta perimesh, legumesh, perfshire edhe selinone.
A eshte e shendetshme selinoja?
Patjeter qe po, ajo eshte e pasur ne acid kafeik, acid p-kumarik, acid ferulik, apigjenin, luteolin, tanine, saponine, dhe kaempferol, te gjithe antioksidante te cmuar qe luftojne radikalet e lira te cilat “cjerrin” enet e gjakut. Mjafton te shtoni ne menune tuaj te perditshme fruta dhe perime, dhe mund te perfitoni nga keto fitokimikate me vlere.
Perse nuk duhet te konsumoj 1 gote plot me leng selinoje cdo dite?
Sepse, sikurse kemi shprehur gjithmone, doza percakton rezultatin. Nuk kemi akoma fakte bindese apo prova ne njerez, per efektin qe mund te kete konsumi i nje gote leng selinoje ne dite. Pervec kesaj, nuk dime nese marrja e fitokimikateve me force antioksiduese ne nje gote leng selinoje, nuk eshte aq e tepert sa te kthehet ne pro-oksiduese. Dime qe edhe antioksidantet me te cmuar, apo polifenolet, kur merren me shumice mund te kalojne ne te kunderten e asaj qe duam, dhe te behen pro-oksidues. Dhe arsyeja me kryesore, perse une nuk ju rekomandoj nje gote leng selinoje cdo dite, (per te cilen duhen sasi te medha selinoje), eshte se kjo perime eshte ne top listen e ushqimeve te kontaminuara me pesticide, pasi ka nje perthithshmeri shume te larte te tyre (per te qene te sinqerte, me te larten). Nese ne do te shtrydhim disa kilograme selino per te perftuar nje gote te madhe leng, te jeni te sigurt qe do te gelltisim edhe gjithe helmet qe do te jene perdorur ne te.
Si mund te perfitoni nga selinoja?
1.Shplajeni mire, me uje te bollshem dhe mundesisht lereni ne uje me sode.
2.Hiqini me nje qeruese, nje pjese te holle te lekures se jashtme.
3.Vendoseni ne gatimet tuaja te ndryshme si fasule, supa, thjerrza, tava.
4.Konsumojeni te gjalle ne sallata
Leng me selino:
Shtrydhni 2 kercej selino, pak xhinxher, 2 portokalle ose molle, dhe pak limon. Konsumojeni sa here te keni deshiren per te filluar diten edhe me shendetshem!/Blerina Diet