Categories: lifestyleshëndetësi

Cilat janë 12 mënyra për të parandaluar kancerin sipas Kodit Evropian

Kodi Evropian Kundër Kancerit (KEKK) është një iniciativë e Komisionit Evropian, me qëllim këshillimin e qytetarëve në mënyrë që ata të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Nëse të gjithë do të ndiqnin këto rekomandime vlerësohet se pothuajse gjysma e vdekjeve nga kanceri në Evropë mund të parandaloheshin. Edicionin e katërt të KEKK mund ta gjeni në anglisht këtu. Ky dokument është një mjet i rëndësishëm në parandalimin e kancerit dhe bazohet në të dhëna shkencore. Ai është rezultat i një bashkëpunimi të gjerë midis specialistëve të kancerit, shkencëtarëve dhe ekspertëve të tjerë nga Bashkimi Evropian. Për më shumë informacione rreth metodologjisë së krijimit të KEKK mund të lexoni këtu.

Këto janë 12 rekomandimet e Kodit Evropian Kundër Kancerit:

  1. Mos pini duhan. Mos konsumoni asnjë lloj duhani.
  2. Bëjeni shtëpinë tuaj një ambient pa duhan. Mbështetni politikat kundër duhanit në vendin tuaj të punës.
  3. Mbani një peshë të shëndetshme.
  4. Kryeni aktivitet fizik çdo ditë. Kufizoni kohën e të qendruarit ulur.
  5. Ushqehuni shëndetshëm:
    1. Konsumoni më shumë fruta, perime, bishtajore dhe drithëra.
    1. Kufizoni ushqimet hiperkalorike (të pasura me sheqer ose yndyrë) dhe shmangni pijet me sheqer.
    1. Shmangni mishin e përpunuar (si :sallam, salçiçe, suxhuk etj); kufizoni konsumin e mishit të kuq dhe ushqimeve me shumë kripë.
  6. Shmangni konsumin e alkoolit. Nëse pini alkool, kufizoni sasinë e tij. Mospirja e alkoolit është mënyra më e mirë kundër kancerit.
  7. Shmangni ekspozimin e tepërt në diell, veçanërisht për fëmijët. Përdorni mbrojtje nga dielli. Mos përdorni kabina UV të panevojshme (për shembull, nxirje artificiale të lëkurës).
  8. Në punë, mbroni veten nga substancat kancerogjene (si p.sh azbesti, benzeni, emetimet e motorrëve me naftë, ose arseniku).duke respektuar udhëzimet e rregullave të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë.
  9. Sigurohuni që të mos jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit natyral, në nivele të larta të radonit në shtëpitë tuaja. Nëse po, atëherë ndërmerrni masa për ta zvogëluar atë.
  10. Për femrat:
    • Ushqyerja me gji zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, veçanërisht nëse zgjat më shumë se një vit. Nuk duhet harruar se jo të gjitha nënat kanë mundësi të ushqejnë me gji fëmijët e tyre.
    • Terapia e zëvendësimit të hormoneve rrit rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit. Kufizoni keto trajtime kur është e mundur.
  11. Sigurohuni që fëmijët tuaj të marrin pjesë në programet e vaksinimit kundër:
    • hepatitit B (te të sapolindurit)
    • human papilloma virus (HPV) (për vajzat).
  12. Merrni pjesë në programet e rekomanduara të kontrollit të kancerit, bazuar në moshën dhe gjininë tuaj:
    • kanceri kolorektal (burra dhe gra)
    • kanceri gjirit (gratë)
    • kanceri i qafës së mitrës (gratë).

Të lidhura

None found

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago