Categories: kosovë

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i kërkuar si i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, u arrestua të martën në mbrëmje, pas dy ditësh në arrati.

Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari u gjet në Deçan dhe u arrestua rreth orës 23:40. Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas një pune intensive operative e hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët i falënderoi për ndihmën në lokalizimin e tij.

Të lidhura

None found

Gjatë mbrëmjes, disa media raportuan se Sylaj ishte gjetur në një zonë malore pranë fshatit Bec të Gjakovës. Gazeta Sinjali raportoi se ai kishte njoftuar autoritetet nga Deçani dhe u kishte thënë se nuk dëshironte t’u dorëzohej hetuesve, por vetëm pjesëtarëve të njësisë speciale FIT. Sipas të njëjtit medium, përmes interfonit ai kishte folur me vëllanë dhe kishte kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët para dorëzimit.

Klan Kosova, duke iu referuar burimeve nga njësia FIT, bëri të ditur se arrestimi ndodhi pas rezistencës dhe një takimi me familjarët. Deri tani, policia nuk ka publikuar të dhëna zyrtare mbi rrethanat e operacionit.

Në kërkim të Sylajt morën pjesë njësi speciale të Drejtorive Rajonale të Policisë në Gjakovë e Pejë, si dhe njësi të tjera nga Prishtina.

Më herët gjatë ditës, Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, raportoi se gjatë arratisë Sylaj u kishte dërguar policëve mesazhe kërcënuese, ku thoshte se nuk do të dorëzohej i gjallë.

Sylaj kërkohej për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Ai dyshohet se më 25 tetor, rreth orës 21:00, vrau me sëpatë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, 49 vjeçe. Ngjarja ndodhi pak minuta pasi ajo ishte kthyer në shtëpi nga Stacioni Policor në Pejë, ku kishte raportuar dhunë në familje.

të fundit

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

41 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

1 hour ago