Bie poshtë miti, nuk është e dëmshme që fëmija të hajë ëmbëlsirë para pjatës kryesore

Preferencat e fëmijëve për ushqime dhe pije të ëmbla është universale. Shumica e prindërve e dinë se fëmijët janë të fiksuar pas një ëmbëlsire, para se të hanë pjatën kryesore. Mund të duket gabim t’ja lejosh këtë fëmijë, por më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga përfitimet që ata mund të marrin.

U mëson atyre përgjegjësinë

Ëmbëlsirat mund të jenë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe ato i bëjnë fëmijët shumë të lumtur. Si prind, servirja e ëmbëlsirës për fëmijën ndihmon në neutralizimin e rëndësisë së tij dhe përfundon duke u bëtë pjesë tjetër e vaktit, në vend të diçkaje të lavdishme që ata rrallë e hanë.

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Sipas një studimi të fundit, ngrënia e ëmbëlsirës para pjatës kryesore, mund të çojë në humbje peshe. Gjetjet treguan se pjesëmarrësit që hëngrën të parën ëmbëlsirën kishin më pak uri për të ngrënë pjatën kryesore.

Mund t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhje të shëndetshme

Hulumtimi i botuar në Journal of Experimental Psychology ka zbuluar se kënaqja me ëmbëlsirë para pjatës kryesore mund të çojë në një ushqyerje më të shëndetshme në përgjithësi, informon abcnews.al. Arsyetimi prapa kësaj është se, kur hani një vakt të shëndetshëm së pari, ju e prisni atë ëmbëlsirë të shijshme, por nëse keni ngrënë diçka të ëmbël para, do kërkoni të hani më pas diçka më të shëndetshme dhe më të lehtë.

Mund t’ju ndryshojë humorin për mirë

Nuk është për t’u habitur që ëmbëlsirat ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore. Fëmijët ndonjëherë pasi hanë perime, nëse shohin se ka dhe ëmbëlsirë më pas gëzohen. Studimet e fundit gjithashtu tregojnë se ata që preferojnë ëmbëlsira kanë më shumë gjasa të jenë miqësorë dhe të dhembshur.


Shtuar 25.03.2021 10:09