Categories: botashëndetësi

A do të kemi nevojë për një dozë të 3-të të vaksinës anti-covid?

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar sot se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit dhe se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.

EMA gjithashtu thotë se të dhënat tregojnë që “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës.

Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.

Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.

Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?

Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.

Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë.

të fundit

Gjendet arma e dyshuar në vrasjen e Charlie Kirk, autoritetet amerikane: Kemi pamje të qarta të autorit

Autoritetet amerikane kanë zbuluar një pushkë që besohet të jetë arma me të cilën u vra aktivisti Charlie Kirk. Arma…

2 minutes ago

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi gjendet në Bruksel, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga…

5 minutes ago

Gërmimet në Turqi zbulojnë kafka elefantësh 7.7 milionë vjeçare

Tre kafka elefanti që datojnë rreth 7.7 milionë vjet më parë janë zbuluar gjatë gërmimeve në Kayseri, në Turqinë Qendrore.…

8 minutes ago

Gjykata jep vendimin për 27 trafikantët e drogës, 16 arrest në burg, 7 arrest shtëpie dhe 4 hetim në gjendje të lirë

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për 27 nga 30 personat e arrestuar në Elbasan pas zhvillimit të…

16 minutes ago

Do ta kandidojë Alimehmetin? Gara për Tiranën, Berisha: PD ka figura të shquara, por…

Teksa kryesocialisti Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun për drejtimin e Bashkisë Tiranë, është radha e të djathtëve të zgjedhin kandidatin…

27 minutes ago

Zhegrova dhe Openda prezantohen te Juventusi: Një ëndërr që u bë realitet

Në ditën e fundit të merkatos, Juventusi ka sjellë dy përforcime të rëndësishme: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Sot, të…

40 minutes ago