Sa shpesh duhet të blini të brendshme?

Dihet që duhet të ndryshoni të brendshmet çdo ditë dhe t’i lani ato para se t’i vishni përsëri (përndryshe…iuu). Po në lidhje me jetëgjatësinë e të brendshmeve, nga këndvështrimi shëndetësor, a ekziston një kohë kur duhet të hidhni të vjetrat dhe të blini të reja?

Përgjigja nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendoni, tha për Health Taraneh Shirazian, një gjinekologe. Asnjë provë mjekësore nuk tregon se veshja e mbathjeve të vjetra është një faktor rreziku për një gjendje të caktuar vaginale, thotë Dr. Shirazian. Por përsa i përket rehatisë dhe zvogëlimit të shanseve të çdo problemi – si një reaksion alergjik ose infeksion – ka kuptim të zëvendësoni të brendshmet rregullisht, këshillon ajo.

Philip Tierno, një profesor klinik i mikrobiologjisë dhe patologjisë në Shkollën e Mjekësisë New York University dhe autor i librit “First Wear a Mask: A Doctor’s Guide to Reducing Risk of Infection During a Pandemic and Beyond” pajtohet që të brendshmet nuk kanë një datë skadence. Por të brendshmet mund të jenë “mekanikisht jofunksionale” – me fjalë të tjera, kanë vrima ose materiali u është dëmtuar – ndaj është koha t’i zëvendësoni ato.

Çfarë mund të ndodhë nëse vishni të brendshme të vjetra? Rreziku nuk është i lartë, por mbathjet e konsumuara me të vërtetë mund të paraqesin një problem shëndetësor. Nëse një palë nuk përshtaten më siç duhet mund të shkaktojnë infeksione. Nëse shtresat e mbathjeve janë të dobëta, ato mund të irritojnë lëkurën dhe të rrisin rrezikun e infeksionit.

“Kur jeni duke zgjedhur të brendshme, jini të vetëdijshëm për gjëra të tilla si materiale natyrore dhe ngjyra dhe kimikate,” sugjeron Dr. Shirazian. Ajo rekomandon materialet e pambukut, sepse nuk lejojnë që të krijohet lagështirë dhe shmangin infeksionet. Nga ana tjetër, pëlhura sintetike si najloni mbajnë lagështi dhe nuk thahen lehtë, duke shkaktuar irritim dhe infeksion.


Shtuar 8.12.2022 11:58