Refuzoni ushqimin pas kësaj ore të ditës nëse po kërkoni të humbisni peshë

Jeni në një sfidë me veten për të humbur kilogramët e tepërt? Ekspertët pohojnë se të heqësh dorë nga darka është më mirë sesa të anashkalosh mëngjesin për të humbur peshë.

Shkencëtarët analizuan 250 studime që shikonin se sa kohë hanë njerëzit dhe ndikimin e tij në oreks dhe peshë. Ata arritën në përfundimin se konsumimi i vaktit të fundit para orës 15:00 ishte mënyra më e mirë për të hequr kilogramët e tepërt.

Por studimet sugjerojnë se të mos hash në mbrëmje dhe gjatë natës është më efektive për t’u dobësuar sesa në rastet ku nuk konsumojmë mëngjesin.

Hulumtimet, të cilat u zhvilluan te meshkujt me përqindje të lartë dhjamore, treguan se ngrënia e vaktit të fundit para orës 15:00 ërmirësoi gjithashtu shëndetin e zemrës. Gjetjet u prezantuan në Kongresin Evropian për Obezitetin në Mastriht, Holandë.


Shtuar 3.06.2022 15:19