Simite pikante të cilat gatuhen shumë shpejt, ndërkaq shija me siguri u pëlqen të gjithë atyre që i kanë provuar
Nevojiten:
None found
– 250 g margarinë,
– 200 g djathë të grirë,
– 100 g ajkë të thartë,
– 1 lugë e vogël kripë, sipas shijes,
– 350 g miell të butë,
– spec i kuq djegës, bën edhe hudhër pluhur,
– fara liri apo susami,
– mund të shtoni edhe erëza të tjera, sipas dëshirës suaj.
Përgatitja:
Margarinën, djathin dhe ajkën përzieni bashkë, pastaj shtoni kripën. Përzieni derisa të bashkohen dhe shtoni miellin dhe ngjishni brumin.
Brumin shtrijeni në 5 mm trashësi dhe bëni format sipas dëshirës.
Furrën nxeheni në 200 gradë dhe piqni përafërsisht 15 minuta, derisa të marrin ngjyrë ari.
Lërini të ftohen dhe pastaj shërbeni!
Ju bëfshin mirë!/albeu.com
Në nderim dhe kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërtesa…
Presidenti i FSHF, Armand Duka në mbledhje me arbitrat e Kategorisë së ParëPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka,…
Kryeministri Edi Rama komentoi hetimet e SPAK-ut dhe akuzat ndaj zyrtarëve të Partisë Socialiste, duke u ndalur edhe te rasti…
Shqipëria vijon të përballet me vatra zjarri në disa qarqe, edhe pse jemi në muajin shtator. Gjatë ditës së sotme…
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ambasadës së Malit të Zi në Tiranë. Marshimi do…
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke liruar nga akuza Agim Çekun dhe nëntë ish-anëtarë të…