Categories: sport

Armand Duka: Arbitrat e Kategorisë së Parë duhet të garantojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm në çdo sfidë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mblodhi arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë në një takim të zhvilluar përpara nisjes së sezonit të ri. Në qendër të diskutimeve ishin përgjegjësia e trupës së arbitrimit, respektimi i standardeve dhe domosdoshmëria e profesionalizmit në çdo ndeshje.

Takimi u zhvillua në praninë e Drejtorit të Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Bernardino González Vázquez, dhe kryetarit të Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Duka nënvizoi se arbitri kryesor është autoriteti që drejton lojën dhe mban përgjegjësinë kryesore për mënyrën se si zhvillohet ajo. Sipas tij, asistentët dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të arbitrimit kanë rol mbështetës ndaj gjyqtarit në fushë.

“Nuk jam këtu për të dhënë leksione teknike mbi arbitrimin, por një parim duhet të jetë i qartë për të gjithë: ndeshjen e komandon arbitri në fushë dhe përgjegjësia për çdo gabim i takon atij. Të tjerët janë aty për ta ndihmuar arbitrin kryesor.

Nuk ka rëndësi nëse arbitroni në një kategori të lartë apo në nivelin amator. Çdo ndeshje është një përballje, një garë dhe një mundësi edukimi, ndaj maksimumi duhet dhënë në çdo rast”, – deklaroi kreu i qeverisë së futbollit.

Presidenti i FSHF-së u kërkoi arbitrave të njohin dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e reja të miratuara. Ai vuri theksin edhe te bashkëpunimi mes të gjithë anëtarëve të trupës së arbitrimit dhe strukturave drejtuese, duke e cilësuar këtë organizim si një skuadër.

“Në këtë nisje të kampionatit është e rëndësishme t’ju rikujtoj rregullat e reja. Ato nuk duhen neglizhuar, pasi një rregull i shkelur është më problematik se një rregull që nuk është vendosur. Për këtë arsye, të gjithë duhet t’i mësojnë dhe t’i zbatojnë.

Suksesi i Benardinos lidhet me vullnetin dhe mbështetjen e Komitetit të Arbitrimit, por edhe me punën e secilit prej jush. E gjithë trupa e arbitrimit është një skuadër, njësoj si ekipet e futbollit. Pa funksionuar si një e tërë, arritja e suksesit bëhet shumë e vështirë, pothuajse e pamundur”, – u shpreh Duka.

Ai theksoi se përgjegjësia dhe standardet e gjykimit duhet të jenë të pandryshuara në të gjitha kategoritë. Në të njëjtën kohë, paralajmëroi se shkeljet disiplinore do të ndëshkohen sipas rregulloreve në fuqi.

“Për gabimet teknike nuk do të ketë ndëshkime publike, përveç rasteve disiplinore që parashikohen në rregullore. Megjithatë, pezullimet afatgjata ose të përhershme do të aplikohen kur është e nevojshme, sepse pasojat e veprimeve të një personi nuk duhet t’i mbajnë të gjithë”, – tha presidenti i FSHF-së.

Armand Duka e mbylli mesazhin e tij duke uruar një sezon sa më të suksesshëm, me ndeshje të bukura, spektakël dhe sa më pak gabime, ose aspak të tilla.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago