Pickimet e mushkonjave, janë ndër problemet më të shpeshta gjatë verës. Pickimet e tyre, shkaktojnë jo vetëm bezdisje, por edhe kruarje, të cilat shpesh shkaktojnë infeksione.
Mushkonjat femra, kafshojnë kafshët dhe njerëzit për të pirë sasi të vogla të gjakut të tyre, për të cilat ato kanë nevojë për të prodhuar vezët e tyre. Kruarja, ndodh sepse mushkonjat lënë pas një sasi të vogël të pështymës dhe sistemi imunitar i një personi përgjigjet duke shkaktuar inflamacion në zonë. Më poshtë, ju rendisim, disa mënyra, se si mund t’i shpëtoni ndjesisë së kruarjes, pas një pickimi nga mushkonjat, në kushtet e shtëpisë.
Akulli, është ‘’ilaçi’’ numër një, pasi temperaturat e ftohta ngadalësojnë shkallën e inflamacionit. Aplikimi i një pako akulli në zonën e pickuar, sa më shpejt të jetë e mundur, do të zvogëlojë inflamacionin, kruajtjen dhe ndjenjën e parehatisë. Shmangni vendosjen e akullit direkt në lëkurë, ose përpiquni ta vendosni atë në një pëlhurë ose peshqir së pari.
Së dyti, rekomandohet kremi hidrokortizon, një ilaç që mund të zvogëlojë inflaminimin dhe kruajtjen. Hidrokortizoni, ndikon në kundërsulmin ndaj pickimit të mushkonjave, por mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë. Fëmijët, gratë shtatzëna ose ata persona me infeksione të lëkurës, nuk duhet të përdorin krem hidrokortisone. Njerëzit duhet të përdorin këto kremra vetëm për periudhave të shkurtra, ose vetëm në rastin kur një mjek rekomandon hidrokortizonin me recetë.
Së treti, mund të rekomandojmë aloe verën. Thuajse, të gjithë janë njohur me efektet çudibërëse të aloe verës, dhe një ndër to është pikërisht trajtimi i lëkurës së acaruar nga infeksione të ndryshme. Shkencëtarët, kanë arritur në përfundimin se aloe vera, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit nga kafshimet e mushkonjave dhe aplikimi i xhelit të saj mund ta zbusë zonën e acaruar.
Ndër të tjera, mund të përmendim dhe mjaltin, si një ‘ndihmë të shpejtë’ në rastet kur lëkura është e acaruar nga pickimet e mushkonjave, dhe jo vetëm. Mjalti ka veti që e bëjnë atë tepër efektiv për shërimin e plagëve. Aplikimi i mjaltit tek zona e pickuar nga mushkonjat, mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe parandalimin e infeksionit, dhe në mënyrë të ngjashme me aloe verën, aplikimi i saj në lëkurë mund të ndihmojë në zbutjen e zonës.
Por, kur duhet të shqetësohemi vërtetë për rrezikun që mund të shkaktojë pickimi i mushkonjave, jo vetëm në lëkurë por dhe në organizëm?
Një person duhet të shkojë tek një mjek nëse shqetësimet nga pickimi i mushkonjave, zgjasin më shumë se një javë ose tregojnë shenja të infeksionit. Ndonjëherë, kafshimet e mushkonjave dhe nga insekte të tjera, mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Kushdo që përjeton ndonjë nga simptomat e mëposhtme duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor. Nëse keni, probleme të frymëmarrjes, enjtje në zonën e pickuar, të përziera, të vjella apo marrje mendsh, duhet të konsultoheni patjetër me një mjek.
Por si mund të parandalojmë që mushkonjat të na pickojnë, apo thjesht t’i largojmë?
Megjithëse është e vështirë për të shmangur plotësisht kafshimet e mushkonjave, njerëzit mund të ulin shanset e tyre për t’u kafshuar. Disa nga mënyrat më të thjeshta, për t’u mbrojtur nga pickimet e insekteve të pakëndshme, është të mbulojmë lëkurën e ekspozuar sa më shumë që të jetë e mundur, të përdorim rrjetat kundër mushkonjave gjatë natës, si dhe të evitojmë vendet me një densitet të lartë të mushkonjave ose insekteve të tjera.
Shmangia e kafshimeve të mushkonjave mund të jetë e vështirë, por megjithatë, mjetet primitive në shtëpi mund të ndihmojnë në zvogëlimin e acarimit që shkaktojnë pickimet e tyre dhe të sigurojë rehati derisa efekti i një pickimi të kalojë plotësisht./scan