Pyetjet që duhet t’i bëni partnerit përpara se të filloni bashkëjetesën

Të bashkëjetosh me partnerin është një hap i rëndësishëm, që kërkon një përgatitje mendore dhe emocionale. Pavarësisht se si mund ta keni ndërtuar marrëdhënien tuaj, ky vendim duhet të merret pasi keni të komunikuar gjerë e gjatë me njëri-tjetrin. Gjatë bisedave mos harroni të diskutoni rreth këtyre pyetjeve:

1. “Pse po e bëjmë këtë?”

Kjo mund të tingëllojë pak ekzistenciale, por sipas Dr. Stan Tatkin, terapist çiftesh dhe autor i librit Wired for Dating and Wired For Love, ideja është që të sqaroheni se çfarë do të thotë të bashkëjetosh për secilin prej jush, kështu që nuk ka asnjë konfuzion në lidhje me synimet. A po e bëni për të kursyer para në lidhje me qiranë? (Nëse po, shpresojmë se nuk është arsyeja e vetme.) A po e bëni për ta bërë lidhjen tuaj më serioze, apo për t’u përgatitur për martesë, ose për t’i dhënë fund një lidhjeje në distancë të gjatë? Sigurohuni që asnjëri nga ju nuk po e gënjeni tjetrin aksidentalisht se pse doni ta bëni këtë hap të rëndësishëm.

2. “Kur gjëra të këqija kanë ndodhur në të kaluarën, a kemi arritur t’i zgjidhim në mënyrën e duhur?”

Tatkin i këshillon çiftet të sigurohen se janë një ekip i mirë kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjeve delikate, sepse jeta është e vështirë ndonjëherë, dhe mund të përballeni me shumë momente sfiduese.

3. “Si rezultojnë zakonisht debatet tona?”

Sigurohuni që të jeni në gjendje të bëni kompromis herë pas here dhe se keni gjetur një mënyrë për të shmangur mosmarrëveshjet.

“Partnerët që janë të orientuar në një mënyrë të tillë që të jenë jo-bashkëpunues, shumë të padrejtë, apo të pandjeshëm, do ta shohin veten duke u bërë gjithnjë e më të pasigurt në marrëdhënie.” Pra, në thelb, duhet të jeni të gatshëm të hiqni dorë nga të qenit ‘fituesi’ në një konflikt për hir të marrëdhënies.

4. “Çfarë duam për të ardhmen tonë?”

Duhet ta bëni të qartë nëse jeni duke kërkuar të martoheni një ditë apo jeni të lumtur t’i mbani gjërat ashtu si janë për një kohë të pacaktuar.

5. “Çfarë quajmë një marrëdhënie të suksesshme?”

Sipas Tatkin, nëse një nga qëllimet tuaja është të trajtoni bashkëjetesën si një “seancë prove” për të parë se si do të përshtateni si një çift i martuar, duhet të mendoni se si do ta përcaktoni suksesin. Edhe nëse nuk planifikoni të martoheni, duhet të vendosni se çfarë nënkupton për ju të dy që lidhja juaj është në rrugën e duhur.

6. “Kush do të paguajë për çfarë?”

“Para se çiftet të bashkohen së bashku, ata duhet të jenë të qartë me buxhetin e tyre”, thotë Pam Friedman, autor dhe planifikues financiar i çertifikuar, i përqendruar në planifikimin financiar martesor. “Eshtë një ide e mirë që në fillim të pëcaktohen shpenzimet që janë të përbashkëta dhe ato që nuk janë. Për shembull qiraja, ushqimi dhe faturat mund të jenë të përbashkëta, por telefonat celularë dhe shërbimet vetjake, mund të mos jenë. Buxhetimi mund të komplikohet nga faktorë si pabarazia .A duhet që personi me pagë më të lartë të paguajë më shumë nga shpenzimet e përbashkëta apo çifti duhet t’i ndajë shpenzimet e përbashkëta në mënyrë të barabartë?

7. “Si do të komunikojmë për paratë në të ardhmen?”

Diskutimet rreth parave (edhe mosmarrëveshjet rreth tyre) do të vijnë shpesh ndërsa do të ndërtoni një jetë së bashku. Nuk ka asgjë më të rrezikshme për shëndetin e buxhetit dhe marrëdhënies tuaj sesa të mos flisni për të dhe të funksiononi me supozime


Shtuar 29.06.2021 11:57