Pse na ndryshon zëri me kalimin e viteve?

Zëri ynë ndryshon nga momenti kur lindim deri kur vdesim: faji nuk është vetëm i plakjes, por edhe i hormoneve, alkoolit, pirja e duhanit, disa ilaçe dhe lloji i punës që bëjmë, shkruan focus.it.

Siç shpjegon Adam Taylor, profesor i anatomisë në Shkollën Mjekësore Lancaster (Universiteti Lancaster, MB), në një artikull në The Conversation, tingulli i zërit tonë prodhohet nga kordat vokale, të cilat gjenden në laring, një pjesë e rrugëve të frymëmarrjes që lejon ajrin të kalojë nga fyti në mushkëri: kur kjo ndodh, kordat vokale dridhen, duke prodhuar zë.

Këto përbëhen nga tre pjesë kryesore: muskuli vokal, ligamenti vokal dhe membrana mukoze, e cila mbulon gjëndrat.

Laringu gjithashtu ka rreth 17 muskuj të tjerë që mund të ndryshojnë pozicionin dhe tensionin e kordave vokale, duke ndryshuar tingullin e prodhuar.

Gjatë pubertetit, hormonet fillojnë të ndryshojnë zërin tonë, duke ndikuar në strukturën e laringut (dhe duke ndihmuar për ta bërë mollën e Adamit më të dukshme te meshkujt) dhe gjatësinë e kordave vokale, të cilat janë rreth 16 mm tek meshkujt pas pubertetit dhe 10 mm në femrat.

Kordat vokale të femrave në përgjithësi bëhen 20-30% më të holla, kjo është arsyeja pse vajzat kanë zë më të lartë se djemtë.

Tek femrat zëri ndryshon edhe në varësi të fazës së ciklit menstrual në të cilin ndodhen: cilësia e zërit përmirësohet gjatë ovulacionit, sepse gjëndrat prodhojnë më shumë mukozë dhe “lubrifikojnë” kordat vokale.

Gratë që marrin pilula kontraceptive nuk i kanë këto lloj ndryshimesh mujore, sepse ilaçi bllokon ovulacionin.


Shtuar 1.08.2023 23:01