Pse martesa është e mirë për shëndetin?

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë zbuloi në vitin 2010 se të martuarit kanë një rrezik më të ulët të depresionit dhe ankthit në krahasim me beqarët.

Vitin e kaluar, një studim nga Shkolla Mjekësore e Birminghamit zbuloi se gratë e martuara kishin më pak gjasa të vuanin nga diabeti i tipit 2, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Nuk është ende e qartë se si martesa i ndihmon njerëzit të jenë më të shëndetshëm, por ekspertët besojnë se kjo është për shkak se partnerët kujdesen për njëri-tjetrin.

Ekspertët amerikanë sugjerojnë se njerëzit që nuk janë në një lidhje kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar ose të izoluar sesa ata që janë të martuar. Beqarët janë të prirur për konsum të tepruar të alkoolit, ushqim jo të shëndetshëm dhe sjellje të rrezikshme.

Njerëzit që janë të martuar kanë shanse më të gjata për jetë edhe kur janë të sëmurë. Një studim japonez zbuloi se njerëzit që kanë sëmundje të tilla si kanceri, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti kanë gjasa të jetojnë më gjatë nëse janë të martuar.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se përfundimi i tyre nuk vjen vetëm tek statusi martesor, por tek bashkëjetesa me dikë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit janë më të shëndetshëm kur jetojnë me dikë në krahasim me ata që jetojnë vetëm.

Analizat shtesë treguan se burrat kanë një përfitim më të madh prej saj, ndërsa gratë një përfitim më të vogël nga martesa. Shkak për këtë konsiderohet si pasojë e ndarjes së pabarabartë të përgjegjësive shtëpiake. Gratë përballen me përgjegjësi dhe kujdes më të madh për fëmijët, dhe kjo mund të zvogëlojë përfitimet shëndetësore të martesës. Mund të jetë gjithashtu një arsye pse gratë e pamartuara që punojnë kanë më shumë para dhe shëndet më të mirë.


Shtuar 5.11.2022 20:54