E keni menduar ndonjëherë se përse kirurgët vishen me ngjyrë të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operacionit, por asnjëherë nuk veshin mantel të bardhë?
Arsyeja është se ngjyra e bardhë mund t’i verbërojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të manteleve të kolegëve të tyre.
I njëjtë efekt ndodh edhe kur dilni jashtë në dimër dhe shihni rrezet e diellit duke reflektuar në borë.
Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërta të së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale dhe gjatë një operacioni kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe.
Për shkak të kësaj, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e veshjeve të tyre jo vetëm që e përmirëson shikimin e një kirurgu, por edhe i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.