Pse insektet tërhiqen nga drita gjatë natës?

A keni menduar ndonjëherë pse insektet tërhiqen nga dritat e llambave të rrugëve, llambave në shtëpitë apo kopshtet tona?

Shpjegimi më bindës vjen nga dy biologë të Imperial College London dhe Florida International University, Samuel Fabian dhe Yash Sondhi, sipas të cilëve kjo ndodh sepse ato shkëmbejnë dritën artificiale me atë të Diellit, që u nevojitet për të drejtuar fluturimin e tyre.

Shkencëtarët filmuan fluturat, pilivesa dhe insektet të tjera teksa fluturonin rreth llambave në laborator dhe në pyllin tropikal të Kosta Rikës, në përpjekje për t’i kthyer shpinën dritave, insektet filluan t’i rrotulloheshin rreth tyre në loop, si satelitë, ose fluturonin sipër dhe më pas zhyteshin drejt truallit.

Ajo që i ngatërron janë fenerët e drejtuar lart ose horizontalisht.

Në të kaluarën supozohej se insektet shpesh joshen fatalisht nga dritat artificiale, sepse ato ngatërrojnë shkëlqimin e tyre me atë të hënës, duke mbetur të çorientuara apo edhe se, në sytë e tyre, llambat e rrugëve dhe LED ngjajnë me rrezet e dritës që filtrojnë nëpër bimësi të dendur dhe për këtë arsye tregojnë një rrugë shpëtimi të mundshme dhe jo-ekzistente.


Shtuar 26.06.2023 21:30