Pse dhembin nyjat dhe kockat kur bie shi?

Temperaturat po bien gjithnjë e më shumë dhe kjo do të thotë probleme shëndetësore për disa njerëz.

Ndryshimet atmosferike në një pjesë të popullatës, përveçse janë shkas për ftohjet, përkeqësojnë dhimbjet e kyçeve dhe kockave. Mjekët ende nuk janë plotësisht të qartë pse ndodh kjo.

Ekziston mundësia që ndryshimet e temperaturës të lidhura me reshjet të gjenerojnë ndryshime në mbështjellësin e indit lidhës të quajtur shtylla kurrizore.

Sipas këshilltarit mjekësor Lynn Poston, “kur muskujt dhe nyjat ftohen, lëngu rreth kyçeve dhe tendinave trashet, duke na bërë të ndihemi të ngurtësuar”.

Një tjetër teori është se dhimbja është pasojë e rënies së presionit atmosferik që ndodh kur rritet lagështia në ajër.

Vitet e fundit, disa studime kanë vënë në dukje se faktorët nga mjedisi i jashtëm ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kyçeve, por studiuesit nga Harvardi e përjashtuan atë lidhje.

Gjithsesi, mbetet një temë që zgjon interesin e shkencëtarëve deri në atë masë sa ekziston një shkencë e veçantë që merret me të, e quajtur biometeorologjia mjekësore.


Shtuar 9.12.2022 13:43