Dashi: Problemi i Dashit janë marrëdhëniet afatgjata, magjepset shpejt pas dikujt dhe po kaq shpejt, e harron. E dini si duhet të jetë dikush që ju ofron të ardhme, por zgjidhni gjithmonë dikë të mistershëm që do t’ua thyejë zemrën.
Demi: Në mendjen e tij, Demi ka një ideal të marrëdhënies së përsosur, ndaj kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, është gati të heqë dorë nga gjithçka. Duhet t’i jepni një mundësi marrëdhënieve.
Binjakët: Ju pëlqen t’i tregoni të tjerëve pjesën tuaj argëtuese, të krisur, por keni probleme kur vjen fjala tek shprehja e asaj që ndjeni thellë. Mos kini frikë të hapeni, kur e ndjeni se është e nevojshme.
Gaforrja: Gaforrja është e ndjeshme, plot dashuri, por ka zakonin e keq të të rënit në dashuri me njerëzit krejtësisht të gabuar. Kjo i bën gjërat akoma më të dhimbshme, sepse Gaforrja nuk i përballon mirë ndarjet.
Luani: Luanët e gjejnë sigurinë tek kontrolli. Nëse kuptojnë se janë në një marrëdhënie të vështirë për ta drejtuar, i japin fund. Duhet të mësoni se nuk mund të kontrolloni ju gjithçka.
Virgjëresha: Si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe në dashuri Birgjëresha kërkon përsosmëri. Veçse njeriu i përsosur nuk ekziston. Mundohuni të normalizoni standardet dhe pritshmëritë, jo ta zhdukni dikë menjëherë nga lista.
Peshorja: Peshoret janë nga natyra të pavarur, duan të bëjnë gjithçka duan të bëjnë. Kjo shpesh u krijon të tjerëve idenë se Peshorja nuk është e interesuar për ta. Tregojuni se fakti që doni të jeni të lirë, nuk do të thotë se nuk mendoni edhe për të.
Akrepi: Zakoni i keq i Akrepëve? E nisin marrëdhënien me shumë intensitet. Nuk duhet ta mbysni partnerin me përjetimet tuaja. Merreni me ngadalë; gjithçka në kohën e vet.
Shigjetari: Zig zag-et e Shigjetarit në dashuri mund ta bëjnë konfuz partnerin/en. Në një moment, ju pëlqen t’i shkoni pas e në tjetrin, doni që t’ju vijë pas fijes. Mundohuni të krijoni qëndrueshmëri.
Bricjapi: Vështirë që dikush të njohë anën tuaj argëtuese, sepse shfaqeni ndryshe. Është diçka e mirë që nuk e lini dikë të hyjë menjëherë në jetën tuaj, por duhet të dini se nuk do t’ju presin përgjithmonë.
Ujori: Ujorët ndihen të sigurt kur nuk krijojnë lidhje emocionale, por kështu humbasin bukurinë e një marrëdhënieje plot emocion. Lëshojeni veten; hapuni dhe lërini të tjerët t’ju hapen.
Peshqit: Peshqit kanë një vizion të madh mbi “të duhurin”. Kanë një ide shumë specifike, idealizojnë partnerin në fillimet por pastaj, përfundojnë duke zgjedhur të gabuarin.