Sulmi në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia shkaktoi në disa vende duke përfshirë dhe Italinë një vrapim në farmaci në kërkim të tabletave te jodur kaliumit, një përbërje që përdoret si ilaç kundër hipertirodizmit dhe si faktor mbrojtës në rast të emetimeve të rrezatimit.
Këto janë tableta që zvogëlojnë efektet negative në shëndetin e njeriut të ekspouzuar ndaj rrezatimit dhe që duhen të pihen menjëherë (nga disa orë në një ditë para ekspozimit ose maksimumi brenda 6-8 orëve të para nga fillimi i ekspozimit).
Jodi i kaliumit “duhet të merret vetëm me këshillën e menaxherëve të shëndetit publik ose atyre që menaxhojnë urgjencën pasi marrja e jodurit të kaliumit mund të çojë në rreziqe shëndetësore”, theksojnë Qendra Amerikane për Shëndetin.
Është shumë e rëndësishme që të merret në “doza të përshtatshme dhe jo si një parandalues ” shprehet Sebastiano Venturi, një ekspert i shëndetit publik në Rimini, Itali.
“Duhet të merren parasysh edhe faktorë të rëndësishëm, si mosha, sëmundjet, shtatzënia apo ushqyerja me gji” shton eksperti italian.
E përdorur pas aksidentit në termocentralin bërthamor të Çernobilit në 1986, ajo është një kripë jodi e qëndrueshme, pra jo radioaktive, e aftë të bllokojë thithjen e jodit radioaktiv nga tiroidja.
“Në realitet , jodi mbron vetëm nga jodi radioaktiv , veçanërisht nga jodi 131, por jo nga radionuklidet e tjera të emetuara në aksidentet bërthamore, si ceziumi dhe stronciumi,” shton Venturi.
Hulumtimet e fundit, përfundon ai, tregojnë se ky përbërës “nuk është i dobishëm vetëm për parandalimin e dëmtimit të tiroides, por është i rëndësishëm për të gjithë trupin, veçanërisht për stomakun, gjoksin, trurin, sistemin imunitar, palcën e eshtrave, retinën”.